​Mbi një milion euro për bujqësi këtë vit në Rahovec, do kompensohen edhe dëmet

Dëmet nga vërshimet që janë shkaktuar në bujqësi në vitin që lamë pas, do të kompensohen nga Qeveria. Ndërkohë sa i përket masave për parandalimin e dëmeve të tilla pritet të bëhet një plan.

Buxheti që kjo komunë ka ndarë në bujqësi, fushë kjo që e ka më të zhvilluarën, është mbi një milion euro. Kreu i kësaj komune, Smajl Latifi flet edhe për arsimin në këtë komunë, duke bërë të ditur edhe për çerdhet që do ndërtohen.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se sukses që është arritur gjatë qeverisjes së tij, është zona ekonomike prej 36 hektarë në Opertushë të Rahovecit, zonë kjo që siç thotë ai, do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve, zhvillimin ekonomik të Rahovecit dhe në punësimin e qytetarëve.

E për këtë të arritur, por edhe të tjera projekte, kryetari Latifi thotë se morën mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Rahoveci njihet për bujqësinë e zhvilluar. Sa i përket kësaj fushe, i pari i kësaj komune, Latifi, thotë se e kanë prioritet.

Bënë të ditur se buxheti për vitin 2019 do të jetë mbi 1 milionë euro. Në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur, ai thotë se të gjitha dëmet do të kompensohen nga ana e qeverisë.

Ndërsa, sa i përket masave që komuna ka ndërmarrë për parandalimin e dëmeve nga vërshimet, Latifi thotë se janë duke punuar në këtë drejtim. Kryetari i Rahovecit, gjithashtu përmend edhe projektet që janë realizuar në fushën e arsimit gjatë vitit 2018.

Sipas tij, gjatë kësaj qeverisje i është kushtuar rëndësi e madhe cilësisë së arsimit dhe që deri më tani kanë filluar së ndërtuari disa shkolla e çerdhe . Sipas kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi, vitin e ardhshëm, komuna do të ndërtoj edhe dy çerdhe të reja, një ne Krushë të Madhe dhe një në Xërxë.

Rekomandime