A e dini se BE importon dhjetë herë më shumë trëndafila sesa eksporton

Trëndafilat e zakonshëm që ne i dhurojmë në Ditën e Shën Valentinit, udhëtojnë në gjithë botën për të arritur në duart e të dashurit/dashurës sonë.

Bashkimi Evropian është importuesi kryesor i trëndafilave të prerë. Në 10 muajt e parë të vitit 2017, BE eksportoi trëndafila prej 62 milionë euro nga vendet jo-anëtare të BE-së dhe importoi dhjetë herë më shumë, në vlerë prej 624 milionë euro.

Kuptohet se Holanda është eksportuesi kryesor. Kështu, në 10 muajt e parë, ky vend eksportoi trëndafila me vlerë 43 milionë euro për vendet jo anëtare të BE-së. Lituania vjen pas tyre me shtatë milionë euro eksport të trëndafilave, e ndjekur nga Gjermania me mbi pesë milionë euro dhe Letonia nën pesë milionë euro, sipas Eurostat.

Kush importon më së shumti trëndafilat e BE-së? Rusia, është vendi që ka importuar më së shumti trëndafila të BE-së, në vlerë prej 28 milionë euro, e ndjekur nga Zvicra me 20 milionë euro. Shumë më poshtë janë Norvegjia që importon trëndafila në vlerë prej katër milionë euro, me Bjellorusinë që arrin shumën prej tre milionë euro.

Holanda që është eksportuesi më i madh, gjithashtu është edhe importuesi më i madh i trëndafilave nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kështu, në periudhën e 10 muajve të parë, Holanda importoi trëndafila në vlerë prej 478 milionë euro, gjë që përbën 77 për qindëshin e importeve të BE-së.

Dhe kur bëhet fjalë për importin e trëndafilave nga vendet jo anëtare të BE-së, aty është Kenia, me 317 milionë euro. Vendet e BE-së importojnë shumë edhe nga Etiopia, Ekuadori, Kolumbia dhe Uganda.

Pra, trëndafilat që janë dhurata më e zakonshme e Shën Valentinit, udhëtojnë nëpër gjithë botën për të arritur në duart e të dashurit/dashurës sonë./TokaJonë/

Rekomandime