Bimët mjekësore më të mira për shëndetin e trurit dhe gjithë organizmit

Aktiviteti i trurit është unik tek çdo individ dhe mund të krahasohet me gjurmët e tij të gishtave.

Kur njeriu zgjohet nga gjumi, truri i tij arrin të prodhojë mjaftueshëm elektricitet sa të ndezë një llampë të vogël.

Truri është organi me përmbajten më të madhe yndyrore që arrin deri në 60 %.

Kjo është arsyeja përse një regjim ushqimor i pasur me acide yndyrore siç janë omega-3 dhe omega- 6, është thelbësor për shëndetin e trurit.

Përveç acideve yndyrore, truri ka nevoja të mëdha të cilat plotësohen edhe nëpërmjet barishteve dhe erëzave.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org cilat janë bimët dhe erëzat më të mira për trurin tuaj.

Trëndafili i egër
Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Mund ta përdorni si çaj duke shtypur 4-5 kokrra trëndafili të egër e t’i zieni më pas në një gotë ujë.

Sherebela
Sherebela është një bimë mjekësore shumë e mirë për kujtesën.

Studimet më të fundit mjekësore kanë konfirmuar se sherebela është e rëndësishme për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri.

Sherebelën mund ta konsumoni në formën e çajit, duke zjerë në një filxhan çaji ujë 7-8 gjethe të freskëta sherebele ose 2 lugë çaji gjethe të thata. Nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

Bari i Bletës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bari i bletës është një barishte shumë e mirë për përmirësimin e funksionit dhe aftësive të trurit.

Ai rekomandohet edhe kundër ankthit dhe pagjumësisë.

Kanella
Kjo erëz e superfuqishme përmban shumë antioksidantë.

Ajo lufton inflamacionin dhe e bën njeriun më të vëmendshëm dhe vigjilent.

Thjesht aroma e kanellës ka aftësi të përmirësojë funksionet e trurit.

Ajo konsiderohet si një element i mirë në trajtimet kundër sklerozës.

Mund ta përdorni në çaj.

Piperi I Zi
Piperi i zi përmban piperinë, një substancë natyrale që përmirëson funksionin e trurit dhe zbut simptomat e depresionit.

Majdanozi Dhe Trumza
Këto barishte përmbajnë apigeninë, e cila është shumë e rëndësishme për formimin e neuroneve.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandohet përfshirja e tyre si çaj në trajtimet kundër depresionit dhe Alzheimerit.

Rozmarina
Aroma e rozmarinës i jep shtysë pozitive trurit me një nuhatje të vetme.

Acidi karnosik që është përbërësi aktiv i rozmarinës e mbron trurin nga radikalet e lira dhe nga ishemia./AgroWeb.org

Rekomandime