Bujqësia organike

Bujqësia organike është zgjeruar me shpejtësi në Evropë dhe në Botë në vitet e fundit. Ky zgjerim është nxitur nga interesi i madh i konsumatorëve dhe politikë bërësve, duke pasqyruar potencialin e të kuptuarit të bujqësisë organike për të kontribuar në përmbushjen e objektivave mjedisorë, të mirëqenies së kafshëve, atyre sociale dhe të të ushqyerit. Sipërfaqet e përgjithshme bujqësore të certifikuara sipas standardeve organike janë 57.8 milion/ha, apo 12% e tokës bujqësore në Botë, nga shtete e para për nga sipërfaqet e kultivuara janë Australia 27.l milion/ha, Argjentina 3.0 milion/ha dhe Kina 2.3 milion/ha, dhe rreth 87 shtete në mbar Botën e kanë legjislacionin e rregulluar për bujqësi organike (FIBL IFOAM, 2018).

Në Evropë janë 135 milion tokë bujqësore organike (në Bashkësinë Evropiane 12.1 milion/ha), me 370.000 prodhues prej të cilëve 295.000 në Bashkësinë Evropiane, për nga sipërfaqja e para është Spanja 2.0 milion/ha, Italia 1.8 milion/ha dhe Franca 1.5 milion/ha (FIBL & IFOAM, 2018). Ndërsa, Kosova posedon rreth 160 ha tokë bujqësore organike apo 0.04% të tokës së përgjithshme bujqësore dhe rreth 179.580 ha, të certifikuara për grumbullimin e Produkteve Pyjor Jo-Drusore (FIBL IFOAM, 2018). Derisa tregu më i madh për shitje është Gjermania me 9.5 bilion/€, Franca 6.7 bilion/€ dhe Italia 2.6 bilion/€ (FiBL & IFOAM, 2018). Sidoqoftë, bujqësia organike si koncept nuk është i ri dhe e ka zanafillën në fillim të shekullit të XX dhe koncepti është më i gjerë se sa perceptimi i rëndomtë i mospërdorimit të plehrave artificiale dhe pesticideve.

Bujqësia organike është ajo metodë prodhimi bujqësor që synon të krijojë sisteme prodhimi të integruara, njerëzore, mjedisore dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Kjo përmbledh objektivat kryesor që lidhen me arritjen e niveleve të larta të mbrojtjes mjedisore, qëndrueshmërisë së përdorimit të burimeve, mirëqenies shtazore, sigurisë ushqimore. sigurisë dhe cilësisë, drejtësisë sociale dhe rentabilitetit financiar.

Mbështetja maksimale qëndron mbi burimet e rinovueshme, të siguruara në nivel lokal ose që merren nga ferma si dhe menaxhimi i proceseve dhe ndërveprimeve ekologjike dhe biologjike vetë rregulluese, me qëllim që të sigurohen nivele të pranueshme të bimëve bujqësore, bagëtisë dhe ushqimit njerëzor, mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit dhe kompensimin e duhur të burimeve njerëzore e burimeve të tjera të përdorura. Në shumë vende, bujqësia organike njihet

si bujqësia ekologjike, duke pasqyruar kështu mbështetjen më tepër tek menaxhimi i ekosistemeve se sa inputet e jashtme. Në prodhimtarinë organike është i ndaluar përdorimi i produkteve sintetike siç janë: pesticidet, plehrat artificiale, organizmat e modifikuar gjenetik dhe rregullatorët e rritjes.

Objektivi kryesor i bujqësisë organike është shmangia e çdo ndotjeje të mjedisit si rezultat i aktiviteteve të ndryshme bujqësore. Prandaj, edhe prioritetet kryesore të bujqësisë organike janë ruajtja e mjedisit, shëndetit të njerëzve dhe kafshëve dhe ruajtja pjellorisë së tokës.

Akti kryesor normativ Evropian që rregullon bujqësinë organike është Rregullorja e BE-së 834/2007 e cila rregullon prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike. Në vendin tonë ekziston Ligji për Bujqësi organike NR. O4/L-085. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka përgatitur Planin e Veprimit Nacional për Bujqësi Organike të

Republikës së Kosovës 2018-2021 2.

Parakushtet për prodhimtarinë organike

Para se të fillohet prodhimi organik i mjedrës, duhet të kemi parasysh:

Kushtet klimatike dhe tokësore

Përzgjedhjen e fidanëve

Përgatitjen e ngastrës që do të mbjellët

Faktorët teknik dhe logjistik për mbështetje për shitje, transport, deponim adekuat, marketing etj.

Strukturën teknike për mbështetje dhe ndihme

Trajnimin e fermerëve

Mirëmbajtja e agroekosistemeve natyrale

Për ruajtjen e agroekosistemeve natyrale duhet aplikuar masa për sigurinë e mjedisit jetësor. Në prodhimtarinë organike të mjedrës duhet të sigurohen kushtet ekologjike, ku është i ndaluar përdorimi i plehrave artificiale dhe pesticideve. Për më shumë për ruajtjen biodiversitetit, gjithashtu duhet të merren parasysh opsionet natyrore apo ekologjike.

Për këtë arsye duhet të aplikohen disa metoda për mirëmbajtje:

Ngritje e plantacionit në vende të pastra natyrore

Mundësia e shumimit të organizmave natyrorë- faunës

Përdorimi i insekteve të dobishme-kontrolli biologjik

Ruajtja e strukturës dhe pjellorisë së tokës

Ruajtja e biodiversitetit

Zgjedhja e kultivarëve me rezistencë natyrore autoktone, lokale apo vendore, të cilat ju

përshtaten kushteve vendore.

Shfrytëzimi optimal i potencialeve natyrore

Rinovimi i lëndës organike, do të zvogëlonte përdorimin e inputeve shtesë

Me rëndësi të veçantë është që të mos shkatërrohen mezhdat, livadhet natyrore dhe vendet tjera, pasi shumë insekte të dobishme në ato vende mund të gjejnë kushte të mira për mbijetesë./Kultivimi Organik i Mjedrës/

Rekomandime