Buka e misrit, buka e ‘të parëve tanë’ me vlera shumë (Foto)

Kjo është buka e misrit. Të parët tanë u rritën me të. Gjeneratat më të vjetra ende e pëlqejnë, por jo aq edhe gjeneratat e reja.

Bukë me miell misrit e përgatitur në shtëpi ka një shije fantastike. Buka e misrit gjithashtu mund të përdoret në shume receta të tjera ose mund ta prisni në feta dhe ta përdorim për shoqërimin e antipastave.

Gazetametro.net ju sjell një recetë të bukës së misrit. Njëra nga përparësitë e kësaj recete për bukë misri është përgatitja e thjeshtë.

Përbërësit për Bukë me miell misri
1 kg miell misri
700 ml ujë
vaj ulliri
kripë

Përgatitja e bukës misrit

Hedhim miellin e misrit në një enë dhe shtojmë kripen së bashku me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë ujin e ngrohte në temperaturën 40°C. E përziejmë mirë me luge druri. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe hedhim masën e përgatitur. E hapin në të gjithë sipërfaqen. Bukën e misrit e pjekim në temperaturën 200°C për 40 minuta. Pasi është pjekur e nxjerrim nga furi dhe mund të shoqërohet me antipasta ose mund të vazhdoni me përgatitjen e përsheshit me buke misri./gazetametro.net

Rekomandime