Caritas-i zviceran përkrah promovimin dhe prodhimtarinë bujqësore në Mitrovicë

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Caritas-i Zviceran Nderim Pasuli dhe Veton Rruka, me ç’rast kanë biseduar për bashkë- financimin rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Mitrovicë , ngritjes së sipërfaqeve të kultivuara dhe certifikimin e fermerëve.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe nënkryetari i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Zymber Bajraktari, si dhe zyrtarët komunal, Bedri Sadiku dhe Hysnije Mikullovci.

Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantohej projekti i Caritas-it Zviceran “Prosperitetit i prodhimtarisë agrare në komunat e Kosovës nga investimet e qëndrueshme rurale- Pasuri”, duke synuar në përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor në komunën e Mitrovicës.

Përmes këtij projekti po ashtu synohet promovimi dhe prodhimi i frutave malore, mjaltit, bimëve mjekësore dhe frutave aromatike, certifikimin e fermerëve me standardet organike të prodhimit për kultivuesit e BMFA, edukimin, trajnimin dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore si dhe themelimin e zinxhirit të vlerave për kultivuesit.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, fillimisht falënderoi të pranishmit për iniciativën që e kanë ndërmarrë ata duke e cilësuar këtë bashkëpunim të ndërsjellët dhe të frytshëm për fermerët mitrovicas.

Ai gjithashtu theksoj se falë projekteve të tilla të cilit janë realizuar dhe po vazhdojnë të implementohen në komunën tonë tek fermerët tanë ka ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Vlen të theksohet se ky projekt pritet të realizohet me participim të përbashkët, me ç’rast organizata Caritas-i Zviceran, do të financoj me 50 %, komuna e Mitrovicës 35 % dhe fermeri 15 %

Rekomandime