Dobitë e arrës

Shkencëtarët deklaruan se konsumimi i përditshëm i arrës ndihmon në parandalimin e sëmundjes së humbjes së kujtesës. Në studimin e realizuar nga studiuesit e Institutit të Nju-Jorkut theksohet se kur nuk konsumohet arra kemi humbje të dukshme në kontrollin e ndjenjave, të kujtesës dhe të mësuarit.

Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavonoidet që gjenden tek arra ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme të cilat shkaktojnë sëmundjen e sklerozës (humbjes së kujtesës).

Sudiuesit poashtu kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit.

Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur.

Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gram arra, pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve.

Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj.

Përveç të qenurit një prej ushqimeve më të rëndësishme, druri i arrës është një prej më të kërkuarve në treg, kjo në saj të rezistencës së tij, cilësisë dhe bukurisë në paraqitje.

Druri i arrës gjen përdorim të shumtë në ndërtimin e mobiljeve të ndryshme, pjesëve të brendshme të makinave, apo edhe armëve të llojeve të ndryshme.

Rekomandime