Domatet ua kalojnë bimëve mjekësore, në eksporte

Prej vitesh, Shqipëria njihet si vend i pasur me bimë aromatike e mjekësore, eksportet e të cilave janë rritur vazhdimisht. Në fakt, vitin e kaluar rreth 10% e totalit të eksporteve bujqësore i përkisnin kësaj kategorie. Megjithatë, ka një produkt (me vetëm një emër) që ia kalon eksportit të një gamë produktesh aromatike e me vlera kurative.

Flasim për domaten. Sipas të dhënave të eksportit të vitit të kaluar, dërguam jashtë vendit rreth 4.2 miliardë lekë domate. Kjo është sa rreth një e treta e totalit të eksporteve bujqësore në një vit, dhe rreth 0.7 miliardë lekë më pak se bimët mjekësore.

Në total, vlera e sksporteve bujqësore dhe agroushqimore u rrit 20% vitin e kaluar duke arritur në 31.5 miliardë lekë, ndërkohë importet u rritën 5.2 %, duke arritur në gati 113 miliardë lekë.

Disa fakte interesante per domaten në Botë

Çmimi mesatar në botë është 1.1 dollarë

Vëllimi i prodhimit është gati 170 milionë tonë (viti 2016)

Vlera e eksportit gati 10 miliardë dollarë (viti 2016)

Kina është prodhuesit kryesor

Meksika është eksportuesi kryesor

SHBA është konsumatori më i madh i këtij produkti

Burimi: INSTAT, Fao.

/businessmag.aL/

Rekomandime