Domethënia e krasitjes dhe lidhjes së hardhisë

Një nga punët më të rëndësishme në vreshta është kitja (krasitja) e hardhisë dhe lidhja por edhe herrja dhe shpalirizimi i mëvonshëm. Kjo përcakton kushtin për prodhimin dhe kështu për cilësinë e rrushit. Moti i lagësht dhe jo shumë i ftohtë është ideale për të kryer këto punë të rëndësishme në vreshta. Lexoni më gjerësisht në librin „Kitja e Vreshtës“ nga autori Rexhep Kryeziu.

Hardhia i përket bimëve Liane dhe prandaj dominanca apikale është e fortë dhe e shqetësueshme të rritet lart. Para se njeriu t`i kultivonte vreshtat, hardhitë e para u rritën shfrenueshëm në trungjet e pemëve deri në majat e tyre duke e kërkuar dritën (forca akrotonike e hardhisë). Nga kjo rritje e „çmendur“ e saj, nuk kishte kohë të humbte në rritjen e llastarëve anësorë (lateral) dhe në përqendrimin frutdhënës.

Kur njeriu fillojë ta kultivojë hardhinë, fokusi kryesor ishte në frytet. Hardhia duhej të bëhej për të prodhuar fruta gjithnjë e më të mëdhenj. Kjo ishte e mundur vetëm përmes krasitjes dhe lidhjes në lakim të hardhisë. Duke parandaluar rritjen e hardhisë vertikalisht, njerëzit e detyruan forcën e saj polare ne veprime të ndryshme – në detyrim të prodhimit të frutava.

Kjo arrihet duke i shkurtuar hardhitë në disa qepa nga dy sy ose në disa harqe të shkurtra dhe dukë i lakuar ato të poshtë dhe lidhë në telin e para në shpalir. Me këtë operacion të punës, hardhitë janë të lakuara poshtë për të kufizuar rritjen e lartësisë që nga fillimi dhe për të luftuar forcën apikale dhe osmotike të saj. Kështu pastaj kemi një shtytje të rritjes së llastarëve lateral përafërsisht të barabartë dhe frutshmeri të rregulluar mirë.

Katja (krasitja) e Hardhisë.
Hardhit e krasitura.
Llastari prodhues tani është vendosur mbi telin e dyte në shpalir e përkulur dhe e lidhur në telin më të ulët (në telin e parë) dhe e lidhur mirë. Lakimi i lastarëve bëhet shumë mirë në mot të lagësht, pasi hardhia është veçanërisht i zhdërvjellët dhe nuk thyhet lehtësisht.
Forma Bordo dhe lakimi i lastarëve prodhues në formen gjysëmharkore.
Pastaj fundi i llastarit është shkurtuar menjëherë pas përkuljes nën telin ku është lidhur. Dimension i lidhjes nga njera hardhi në tjetrën duhet të jenë në distancë sëpaku 10 cm. largësi.
Figura e mësipërme e hardhis së egër ilustron këtë sjellje rritjeje shumë mirë. Pak llastar lateral rriten, kurse llastarët apikal rritën shumë shpejt në mbi pemët dhe hedhen mbu to mbi to me një mbulesë të dendur. Vetëm atëherë janë formuar disa fruta të vogla të rrushit, të cilat paraqitën vetëm vetëm në llastarët e lartë apikal. Në kontrast me hardhinë e kultivuar, hardhia e egër është dioik ku ka bimë me luleri mashkullore dhe femrore. Pllenim kryhen nga insektet dhe përhapja e farave nga zogjtë.

Autor: Rexhep Kryeziu, ekspert i vreshtarisë

Rekomandime