Fillon vjelja e mjaltit në Podujevë (Foto)

Vjelja e mjaltit në komunën e Podujevës ka nisur zyrtarisht sot. Kështu ka njoftuar i pari i kësaj komune, Agim Veliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Bashkë me bletarë llapjanë, sot zyrtarisht nisëm sezonin e vjeljes së mjaltit. Fatmirësisht, këtë vit po fillojmë me vjeljen e mjaltit të bagremit, ngase në trevën tonë kjo nuk ndodhë shpesh”, ka shkruar Veliu.

“Duke iu dëshiruar vjelje të begatshme dhe mjaltë cilësor, kultivuesve llapjanë u premtova rritjen e mbështetjes për bletari, për ta bërë mjaltin e Llapit brend në vend dhe më gjerë.

Jam i lumtur që nga bletarët llapjanë kuptova që Podujeva është komuna që më së shumti ka ofruar mbështetje për bletarinë në vend” ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu.

Rekomandime