Fillon vlerësimi i aplikacioneve të projekteve bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, sot do të mbajë konferencë, me rastin e fillimit të procesit vlerësues të projekteve bujqësore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”.

Në këtë konferencë, do të marrin pjesë Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, donatorë të huaj, të cilët e kanë përkrahur “Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend.

Rekomandime