“Hardh Fest” po vjen, publikohen datat!

Festa e Vjeljes së Rrushit – Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitor nga mbarë bota.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet më datë 7, 8, dhe 9 shtator 2018, në Rahovec.

Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Partnerëve të Festivalit.

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës se Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest kapër qëllim të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën./Periskopi

Rekomandime