Ja si bëhet përgatitja e traktorit për punët e pranverës

Nuk ka asnjë dyshim se traktori është miku më i mirë i bujkut. Gjithë-anshmëria e tij në të përdorur, e shndërron atë në mekanizimin kryesor bujqësor.

Punët e tij më të mëdha, traktori i kryen gjatë stinëve bujqësore, filluar nga ajo e pranverës.

Para se të fillojnë punët e pranverës, që në të shumtën e rasteve përcillen edhe me lavrimin e tokave të cilët nuk janë lavëruar në vjeshtë, duhet të bëhet mirëmbajtja e traktorit, gjë e cila nuk është e komplikuar.

Dihet se gjatë dimrit, traktori vendoset në vende të mbyllura për mbrojtjen e gomave, dhe gjëja e parë që duhet bërë është kontrollimi i presionit të gomave.

Pas kësaj, vazhdoni me vendosjen e akumulatorit, i cili preferohet që gjatë dimrit të largohet nga traktori. Gjithashtu kontrolloni nivelin e vajit të motorit, hidraulikën dhe pastruesin e ajrit.

Nëse keni pak karburant në rezervuarin tuaj, në pranverë është koha që të mbushet i tëri, por mos harroni t’i kushtoni rëndësi cilësisë së karburantit.

Makina juaj bujqësore, duhet ta justifikojë besueshmërinë, saktësinë e të ketë performancën, andaj përgatiteni për punët e pranverës.

Rekomandime