KB Krusha pjesë e panairit “Food & Drink Festival 2018” në Tiranë

Expocity Albania ka organizuar edicionin e tretë të panairit “Food & Drink Festival 2018”.

Ky edicion që do të zgjasë tre ditë, është hapur më 9 mars.

Pjesë e  “Food & Drink Festival 2018” janë edhe shumë kompani prodhuese nga Kosova.

Njëra prej tyre është edhe Kooperativa Bujqësore ‘Krusha’.

K yp panair është i dedikuar për industrinë e ushqimit, pijes dhe veres, e po ashtu do të jetë i fokusuar në ruajtjen e traditës, krijimin e një platforme promovimi të zhvillimeve më të fundit të këtij sektori, duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi por edhe aktivitete të tjera argëtuese.

Panairi ka për qëllim prezantimin e këtij tregu në nivel vendas dhe më gjerë. Tre ditët e panairit do të shoqërohen me aktivitete të ndryshme si degustime vere dhe produktesh të veçanta, show kulinarie, workshops rreth risive të sektorit te ushqimit dhe pijeve, si dhe oferta dhe discount speciale për produkte te veçanta.

Rekomandime