Kombet e Bashkuara shpallin 20 majin “Ditë Botërore të Bletëve”

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e bletëve dhe rrezikun për reduktimin e tyre në botë, Kombet e Bashkuara kanë shpallur 20 majin ‘Ditë Botërore të Bletëve’.

Kjo rezolutë është propozuar fillimisht nga Sllovenia, e është mbështetur nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe shumë vende të tjera të botës.

“Bletët dhe Grerëzat kanë më në fund vendin që meritojnë, duke pasur parasysh rëndësinë e tyre për botën dhe njerëzimin. Shpallja e Ditës Botërore të bletëve, është dëshmi se ka një vullnet për të ndërmarrë veprime për mbrojtjen e tyre”, ka deklaruar zëvendës kryeministri slloven, Dejan Zidan.

Kjo ditë tash e tutje do të respektohet me organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë rritjen e vetëdijes për rëndësinë që kanë bletët dhe grerëzat, rreziqet me të cilat ballafaqohen, si dhe kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.

Sllovenia synon të ngritë një shkollë ndërkombëtare të bletarisë në të cilën bletarët nga e gjithë bota do të arsimohen.

Pse Sllovenia?

Sllovenia është një vend i pasur me burime natyrore. Më shumë se 35 për qind e totalit të territorit slloven përfshihet në rrjetin “Natura 2000” të zonave të veçanta të mbrojtuara. Sllovenia njihet si vend që përdorë një “metodë unike të bletarisë” e karakterizuar nga varietet e gjera të mjaltit, shumica e të cilave prodhohet nga specia sllovene ‘Bleta Carniolan’. Dhe në fund, Sllovenia ka qenë gjithmonë vendi i parë në radhët e BE-së që ka punuar në drejtim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e bletëve në jetën e njerëzve dhe planetit tonë.

Pse 20 Maji?

Maji është një muaj kur zhvillimi i bletëve në hemisferën veriore është në lëvizje të plotë. Kolonitë e bletëve angazhohen në mënyrë të natyrshme për riprodhim. Kjo përkon me kulmin në aspektin e nevojës për pllenim të shumë bimëve. Në hemisferën jugore, maji është koha e vjeshtës, kur produktet e bletëve janë korrur dhe fillojnë ditët e mjaltit.

Në Slloveni, 20 maji njihet si ditëlindja e Anton Janshës (1734-1773), pionierit të bletarisë moderne. Jansha ishte mësuesi i parë i bletarisë moderne në botë./TokaJonë/

Rekomandime