Kompostimi

Kompostimi është proces i zbërthimit mikrobiologjik i mbeturinave (bio mbeturinave), kryesisht me prejardhje bimore, por edhe i mbeturinave organike me prejardhje shtazore etj. Kompostimi i bio mbeturinave mundëson jo vetëm ruajtjen e mjedisit (aspekti ekologjik), por ka edhe aspekte të tjera të cilat janë të natyrës prodhuese dhe financiare. Është vërtetuar se me një kujdes të tillë të bio mbeturinave mund të arrihet një përfitim dhe mund të sigurohet një ruajtje e mjedisit për një kohë më të gjatë.

Dobitë nga kompostimi janë të shumta:

Komposti zëvendëson plehrat minerale dhe pesticidet

Me kompostim zvogëlohet sasia e mbeturinave në deponi

Zvogëlon ndotjen nga teprica e përdorimit të plehut të shtallave dhe të mbeturinave

Kualiteti mikrobiologjik i kompostit si dhe struktura e tij organike është e madhe, ndërsa prezenca e papastërtive dhe e komponentëve toksike varet nga ndarja e mirë e saj

Nga komposti kualitativ me një teknologji të thejshtë me ndihmën e skrrajave përfitohet plehu natyral organik-biologjik, i cili favorizon proceset natyrore të humifikimit në tokë, kurse i përdorur në mënyrë të drejtë, jep rezultate më të mira së plehrat minerale .

Komposti ka një rëndësi të madhe në bujqësi: si zëvendësim për plehun, pesticidet dhe herbicidet etj. Tre lëmenjtë më të mëdhenj ku përdoret komposti janë:

Në hortikulturë dhe kultivimin e fidanit

si substrat themelor

për shtretër (lehë) të ftohtë,

për shtretër (lehë) të nxehtë (për mugullim),

për ushqimin e bimëve në faza të ndryshme

Përdorimi në prodhimtarinë bimore

për kondicionimin e tokës

për plehërim themelor

për ri plehrim, dhe si

mulçim (thërmim)

Përdorimi në mbrojtjen e bimëve

për kontrollin e sëmundjeve të bimëve

për kontrollin e dëmtuesve

për luftimin e sëmundjeve të bimëve

për luftimin e dëmtuesve.

Komposti është pjesë e rëndësishme e kopshtit të bukur e të suksesshëm dhe është bazë për bujqësi organike. Komposti i mirë i ka të gjitha parakushtet elementare të nevojshme për rritjen e bimëve.

Materiali i cili mund të përdoret për kompostim është:

Bari i gjelbërt pas kositjes së kopshteve

Çdo masë e njomë dhe pjesë e papërdorur bimore (degë, rrënjë, gjethe, lëvore, etj.)

Mbeturina bimore të kuzhinës – pa marrë parasysh çfarë janë (p.sh. lëvore të patateve, bananeve, trangujve, qepëve, shalqinit, pjepnit, etj.)

Plehrat e ndryshëm (gjedhit, kuajve, shpendëve, lepujve etj.)

Algat e gjebërta apo të thara – të gjitha llojet nga liqenet, lumenjtë, etj.

Mbeturinat nga peshqit (të freskët ose të ngordhur)

Bari i thatë duke përfshirë edhe sanën

Kashta, talla, etj.

Tallashi (byku) i sharrës

Hiri nga druri i pastër pa metale dhe ngjyra

Dheu pa gurë

Krundet dhe mbetjet nga mullinjtë

Mbeturinat organike nga tregjet dhe industritë ushqimore

Uji dhe ajri të cilët janë shumë të rëndësishëm gjatë kompostimit

Mbeturinat e thata të kopshteve, pas vjeljeve të vjeshtës.

Mbeturinat e çajit dhe kafesë (llumi), përbëjnë ushqim jashtëzakonisht të mirë për mikrorganizmat dhe sidomos për krimbat e tokës.

Sasi të vogla nga plehu i stallës, si dhe të krijohet një raport i rregullt midis karbonit dhe azotit (C/N), që zakonisht duhet të sillet rreth 25-35:1.

Autor: Msc. Alkend Tahirsylaj – [email protected]

Rekomandime