Komuna e Mitrovicës subvencionon 94 fermerë me farë misri dhe pleh artificial

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 94 fermerë, ku 79 prej tyre janë pajisur me nga një thes me farë misri dhe 100 kilogramë pleh artificial, ndërsa 15 fermer me nga dy thasë farë misri dhe nga 200 kilogramë pleh artificial.

“Ndihem i kënaqur që sot gjendem në mesin tuaj për të vazhduar procesin e mbështetjes me subvencione nga buxheti komunal. Këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen duke u fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, vreshtarisë, pemëtarisë dhe bletarisë”, tha kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai më tutje ju bëri thirrje fermerëve mitrovicas që t’iu përgjigjen ftesës për bashkëpunim për kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, duke i njoftuar njëkohësisht fermerët me kushtet e bashkëpunimit.

Ky projekt arrin vlerën prej 6,213 euro, me që rast komuna ka ndarë fonde në shumën prej 4,970 euro, kurse pjesa tjetër në shumën prej 1,242.6 euro është siguruar nga participimi i fermerëve.

Rekomandime