Komuna e Vushtrrisë përkrah 35 fermerë me makina bujqësore

Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka vazhduar me projektet për përkrahjen e fermerëve duke shpërndarë 35 makina bujqësore për spërkatje.

Fermerët përfitues u shprehën mjaft të lumtur me këtë projekt, ndërsa Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri me këtë rast tha se komuna do të mbështesë fermerët vushtrrias të cilët punojnë tokën.

“Komuna do të vazhdojë të përkrahë fermerët dhe bujqit vushtrrias në kushte të drejta dhe të barabarta, duke ju ardhur në ndihmë bujqve e fermerëve vushtrrias që punojnë tokën dhe japin prodhime cilësore vendore”.

Rekomandime