KORDONI I ROYATIT (Vera e mirë vjen nga krasitja e mirë)

KORDONI I ROYATIT
(Vera e mirë vjen nga krasitja e mirë)

Ky kordon dhe mënyra e kitjes së tij, ka prejardhjen nga shkolla bujqësore e Royatit të Francës, nga e cila ka marrë emrin. Kultivohet në shpalir me distanca në mes rendesh 1,5 -2 m, dhe dimensioni i gigjave në rende duhet të jetë 1 deri 1,5m. Lartësia e trupit sillet 40, 60 edhe deri 60 cm apo me trup të lartë, 80 deri 90 cm. Në këtë lartësi, trupi është me kujdes i lakuar për telin e parë dhe shtrihet në pozitë horizontale të telit në krah. Në krahun horizontal të gigjës, në distanca 20-25 cm. gjatë kitjes, formohen të ashtuquajturat nyje prodhuese, në të cilat praktikohet kitja e shkurtër çep më çep. Kjo formë e kordonit si shembull klasik i kultivimit, vërtet është forma e kordonit një krahrorë horizontal me kitje të shkurtër në çepa. Ne të vërtetë, në vend të një krahu, trupi i kordonit mund të formohet dhe në dy krahë horizontalë dhe në këtë mënyrë në vend të një krahu, si kordon unilateral, përfitohet kordoni me dy krahë, kordoni bilateral.
Në qosftë se trupin e këtij kordoni e ngrisim në lartësinë prej 25-30 cm, kjo formë e gigjës është më se e përshtatshme për ato kushte ekologjike, ku hardhia, pjesërisht apo realisht kërcënohet nga ngricat e dimrit, gjithashtu dhe ne kushte klimatike dhe toksore me thatësi gjat vegjetacionit..
Kur kordoni i Royatit ngritet në shpalir me trup të ulët apo mesatarisht të lartë, nuk ka nevojë për mbështetëse të posaçme për çdo lloj gigje, përveç shtyllave të cilat bartin 4-5 rende tela një apo dyshifrorë. Kur ky kordon ka lartësinë më të lartë se 80 cm, duhet që për çdo gigjë të ketë mbështetëse/përforcim.

Këtë formë të kordonit mund ta gjejmë në tërë rajonet vreshtare të Evropës, si dhe në Zvicërr (Gjenevë, Losane, dhe në vreshtat e rajonëve gjermanofolse në anët ekskluzivisht jugore) ashtu dhe në Shqipëri dhe Kosovë (vreshtat e rajonit vreshtar të Rahovecit), si kordon i përshtatshëm për ato varietete që kërkojnë kitje të shkurtër çep më çep.

Në vreshtat shqiptarë të selitura me varietetet Merlot, Sheshi i zi, Vranç, Mavrud, Dibrak apo rrush Rahoveci, Kallmet, Katroshe e kohëve të fundit një fillim i kultivimit të varietetit Malbek, janë varietete/kultivar që rezulltate më të mira japin në format e kitjes/krasitjes së shkurtë në qepa. Përveç formave pa shpalir Gobelet, Lepeza e ultë dhe ajo e lartë e përshtatshme pë shpalir, forma e ngritjes së hardhisë së këtyre varietetëve/kultivarëve më e përshtatshme për vreshtat tona e në veçanti ato rreth Shkodre, Dursi, Tironës, Beratit si dhe vreshtat e Anadrinisë të rajonit jugor të Rahovecit, Royati i ngritur në shpalir është kordoni më i përshtatshëm dhe më ekonomik.

Rentabiliteti i vreshtit të ngritur në këtë formë, varësisht nga varieteti dhe nënshartesa, sillet rreth 8000-14000 kg, rrush për Ha të kualitetit të mirë.

Për më tepër për këtë formë të ngritjes së hardhisë dhe për shumë forma tjera mund ti gjeni në librin “Kitja e Vreshtës” autor R. Kryeziu.

Autor: Rexhep Kryeziu

Rekomandime