Krasitja e mollës – formësimi i kurorës

Krasitja është një prej masave pomoteknike dhe aplikohet me qëllim të arritjes së objektivave për të cilat i kultivojmë pemët.

Arsyeshmëria

Formësimi dhe mirëmbajtja e kurorës së pemës nga fidani e deri në fundin e ciklit jetësor).

Mbajtja e vitalitetit të bimës.

Përmirësimi i cilësisë së lulëzimit, frutdhënies, gjethit, dhe kurorës.

Kufizimin e rritjes.

Njohuritë elementare për krasitje 

Njohja e organeve kryesore të pemës e veçanërisht atyre mbitokësore

Qafa e rrënjës – pjesa ndërlidhëse në mes të s. rrënjor dhe s. Mbitokësor.

Trungu – pjesa prej Q. së rrënjës deri te degëzimi i parë.

Udhëheqësi qendror – pjesa e degëzuar e pemës nga trungu deri te vazhduesi i udhëheqësit qendror. Vazhduesi i udhëheqësit qendror – pjesa që i prinë rritjes së udhëheqësit qendror.

Degët: Skeletore (primare, sekondare, terciare), Veshëze (degët e rendit të katërt e më tuje: degëza të shkurtra (3-6cm, me kënd 900), degëza të holla (10-25 cm), degëza torbeste (sh. vjeçare, 2-3cm), degëza të përziera (2-3 vjeçare), degëza drunore (50-60 cm shërbejnë për formimin e kurorës), thithakët (zhvillohen nga sythat e fjetur), degëza bukëtore (3-6cm, kanë 4-7 sytha frutor, jetojnë deri 30 vite).

Sythi – Vegjetativ (aktiv, fjetur, adventiv) (apikal, terminal), (drunor, gjethor), Gjenerativ (i luleve) (thjeshtë, të përbërë).

Njohja cikleve të zhvillimit 

Cikli jetësor – Faza embrionale ( nga fekondimi i lules deri te mbirja e farës), Faza e rinisë (vegjetative), Faza e pjekurisë (frutdhënës), Faza e plakjes.

Cikli Vjetorë – Faza e vegjetacionit dhe Faza e qetësisë së detyrueshme.

Format e kurorave

Formë e lire

Gjysmë e dirigjuar – piramidë e përmirësuar, vaze e përmirësuar.

Dirigjuar – Piramidale, vaze, palmetë, kaçubë e thepisur, shtizë e hedhur, aksi vertikal, balerinë, hajtek, V sistem, shtizë e dyfishtë etj. 

Karakteristikat e kultivarëve

Reneta kanadeze – degëzat në këndin 10o – 70o formojnë sytha frutor.

Starkrimsoni – degëzat në këndin 00o – 80o formojnë sytha frutor.

Delisheci të artë – degëzat në këndin 30o – 120o formojnë sytha frutor.

Gala – degëzat në këndin 45o – 100o formojnë sytha frutor.

Greny Smithi – degëzat në këndin 70o – 180o formojnë sytha frutor.

Njohja e kohës së krasitjes.

Krasitja dimërore

Krasitja e gjelbër

Krasitja dimërore

Aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës më mirë është të aplikohet pas periudhës së jarovizimit (kurë pema i nënshtrohet një shumë të temperaturave të ulëta), Shkurt – Mars.
Veglat – adekuate dhe të pastra (të dezinfektuar kohë pas kohe me alkool 90%).

Krijimi i vizionit – sistemi i kultivimit, forma, konkurrenca, ndriçimi, ngarkesa me lule
Largimi i pjesëve të sëmura , të infektuara dhe të thyera.

Degëzat njëvjeçare largohen tërësisht nga kurora e pemës ose ngelin të pa prekura me përjashtim kur nuk ka rritje të mjaftueshme dhe dëshirojmë të stimulojmë rritjen përmes shkurtimit

Degëzat e vjetra veshëze ose ato dy vjeçare rrallohen ose priten. Degët skeletore mirëmbahen në atë lartësi që do ti përgjigjet sistemit të projektuar të kurorës duke larguar lastarët e fuqishëm nga majat e këtyre degëve, (konkurrentët ose fshesat).

Degëzat dhe degët konkurrente ndaj udhëheqësit qendror shkurtohen në cep. Unazimi i pjesëve të zhveshura të udhëheqësit qendror mbi syth të fjetur apo degëze të zhvilluar dobët (Mars – Maj). Largimi i pjesëve të prera nga pemishtja./iadk.org

Rekomandime