Krasitja e mollës – formësimi i kurorës

Krasitja është një prej masave pomoteknike dhe aplikohet me qëllim të arritjes së objektivave për të cilat i kultivojmë pemët.

Arsyeshmëria

o Formësimi dhe mirëmbajtja e kurorës së pemës nga fidani e deri në fundin e ciklit jetësor)
o Mbajtja e vitalitetit të bimës
o Përmirësimi i cilësisë së lulëzimit, frutdhënies, gjethit, dhe kurorës
o Kufizimin e rritjes

Njohuritë elementare për krasitje

Njohja e organeve kryesore të pemës e veçanërisht atyre mbitokësore

Qafa e rrënjës – pjesa ndërlidhëse në mes të s. rrënjor dhe s. mbitokësor
Trungu – pjesa prej Q. së rrënjës deri te degëzimi i parë
Udhëheqësi qendror – pjesa e degëzuar e pemës nga trungu deri te vazhduesi i udhëheqësit qendror.
Vazhduesi i udhëheqësit qendror – pjesa që i prinë rritjes së udhëheqësit qëndror
Degët: Skeletore (primare, sekondare, terciare), Veshëze (degët e rendit të katërt e më tuje: degëza të shkurtra (3-6cm, me kënd 900), degëza të holla (10-25 cm), degëza torbeste (sh. vjeçare, 2-3cm), degëza të përziera (2-3 vjeçare), degëza drunore (50-60 cm shërbejnë për formimin e kurorës), thithakët (zhvillohen nga sythat e fjetur), degëza bukëtore (3-6cm, kanë 4-7 sytha frutor, jetojnë deri 30 vite)
Sythi – Vegjetativ (aktiv, fjetur, adventiv) (apikal, terminal), (drunor, gjethor), Gjenerativ (i luleve) (thjeshtë, të përbërë)

Njohja cikleve të zhvillimit

o Cikli jetësor – Faza embrionale ( nga fekondimi i lules deri te mbirja e farës), Faza e rinisë (vegjetative), Faza e pjekurisë (frutdhënës), Faza e plakjes
o Cikli Vjetorë – Faza e vegjetacionit dhe Faza e qetësisë së detyrueshme

Format e kurorave

o Formë e lire
o Gjysmë e dirigjuar – piramidë e përmirësuar, vaze e përmirësuar
o Dirigjuar – Piramidale, vaze, palmetë, kaçubë e thepisur, shtizë e hedhur, aksi vertikal, balerinë, hajtek, V sistem, shtizë e dyfishtë etj

Karakteristikat e kultivarëve

o Reneta kanadeze – degëzat në këndin 10o – 70o formojnë sytha frutor
o Starkrimsoni – degëzat në këndin 00o – 80o formojnë sytha frutor
o Delisheci të artë – degëzat në këndin 30o – 120o formojnë sytha frutor
o Gala – degëzat në këndin 45o – 100o formojnë sytha frutor
o Greny Smithi – degëzat në këndin 70o – 180o formojnë sytha frutor

Njohja e kohës së krasitjes
o Krasitja dimërore
o Krasitja e gjelbër

Krasitja dimërore

Aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës më mirë është të aplikohet pas periudhës së jarovizimit (kurë pema i nënshtrohet një shumë të temperaturave të ulëta), Shkurt – Mars.
Veglat – adekuate dhe të pastra (të dezinfektuar kohë pas kohe me alkool 90%)

 

o Krijimi i vizionit – sistemi i kultivimit, forma, konkurrenca, ndriçimi, ngarkesa me lule
o Largimi i pjesëve të sëmura , të infektuara dhe të thyera
o Degëzat njëvjeçare largohen tërësisht nga kurora e pemës ose ngelin të pa prekura me përjashtim kur nuk ka rritje të mjaftueshme dhe dëshirojmë të stimulojmë rritjen përmes shkurtimit
o Degëzat e vjetra veshëze ose ato dy vjeçare rrallohen ose priten
o Degët skeletore mirëmbahen në atë lartësi që do ti përgjigjet
sistemit të projektuar të kurorës duke larguar lastarët e fuqishëm
nga majat e këtyre degëve, (konkurrentët ose fshesat)
o Degëzat dhe degët konkurrente ndaj udhëheqësit qendror shkurtohen në cep
o Unazimi i pjesëve të zhveshura të udhëheqësit qendror mbi syth të fjetur apo degëze të zhvilluar dobët (Mars – Maj)
o Largimi i pjesëve të prera nga pemishtja./IADK/

 

Rekomandime