Kujdesi ndaj viçave në periudhën e dimrit

Viçat e porsalindur duan një kujdes të veçantë, aq më shumë kur flasim për periudhën e dimrit kur luhatja e temperaturave mund të shkaktojë probleme në shëndetin e viçave të porsalindur.

Në periudhën e dimrit, aq më shumë në temperaturat të ulëta acari, çdo kafshë ka nevojë për kujdes të veçantë.

Fermeri duhet të tregohet akoma më shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për kafshët e porsalindura siç janë viçat.

Më poshtë po sjellim disa këshilla për të ndihmuar sadopak në rritjen me sukses të viçave në stallat tuaja.

Ushqimi i duhur për ruajtjen e energjisë:

Në momentin e paslindjes, gjithmonë sigurohuni se vici do të pijë kulloshtrën pas dy orës të lindjes, më pas ushqeheni sërish pas tetë orës.

Kjo do të ndihmojë që vici të marrë antitrupat e nevojshëm shumë të domosdoshëm në ditët në vazhdim.

Kulloshtra që do të pijë vici duhet të jetë 10 për qind e peshës trupore (pra nëse vici peshon 50 kilogramë atëherë ka nevojë për 5 litra kulloshtër).

Shumë fermerë që të sigurohen që vici ka marrë sasinë e nevojshme, ushqejnë vicin me beberon duke pasur kështu mundësi të matet sasia e konsumuar prej vici.

Çdo kafshë ka nevojë për sasi të nevojshme proteinash dhe kalori në varësi të peshës dhe kushteve klimatike.

Sigurohuni se sasia e qumështit të nevojitur të jepet në kohën e duhur dhe në të njëjtin orar, në këtë mënyrë do të ndihmojnë në arritjen e një diete të qëndrueshme.

Në ditët e ftohta të dimrit, të ushqyerit e viçave duhet që nga dy vakte rritet në tre vakte.

Pas çdo vakti jepjuni viçave për të pirë ujë të freskët.

Kontrolloni peshën dhe lartësinë trupore rregullisht që të siguroheni së viçat po shtojnë peshën dhe po rriten sipas standardeve.

Kontrolloni viçat për sëmundjet respiratorë.

Ulja e temperaturave ndikon në sistemin imunitar të viçat

Sëmundjet e sistemit respirator (BRD) janë një nga shkaqet kryesore në ngordhjen e viçave. Kjo do të thotë se duhet patjetër që fermeri të marrë masat e duhura:

Vaksinimin me vaksinën INFORCE3 që në momentin e lindjes, për të ndihmuar viçat e porsalindur që të ndërtojnë sistemin imunitar të nevojshëm kundrejt sëmundjeve respiratorë.

Fermerët të sigurojnë sistemin e ventilimit në stallat e tyre kështu në këtë mënyrë të realizohet qarkullimi i nevojshëm i ajrit.

Tregoni vëmendje ndaj shenjave të sëmundjeve respiratorë. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të shfaqë vici i juaj. Monitoroni viçat çdo ditë për shenja si; lëshimin e veshëve, rrjedhje nga hundët apo sytë dhe njoftoni pa humbur kohë mjekun veterinarë.

Viçat të mbahen ngrohtë

Përveç të ushqyerit, viçat kanë nevojë edhe për një ambient më të ngrohtë, të thatë dhe të përshtatshëm.

Viçat e porsalindur të mos lihen në asnjë mënyrë të lagur, por të thahen me kujdes me peshqir apo batanije të thata.

Ofroni të pinë ujë të freskët dhe të ngrohtë pas çdo të ushqyeri me qumësht.

Shtrojat të jenë të pastra dhe të thata si dhe në trashësi të nevojshme.

Përdorni batanije për mbulimin e tyre në ditët e ftohta të dimrit.

Konsultohuni me mjekun veterinar për ushqyerje dhe këshilla të tjera rreth mirëmbajtjes së viçave në periudhën e ftohtë të dimrit.

Toka Jonë e boton me leje veterineret.com / Burimi: Fakulteti i Veterinarisë Minesota, USA

Rekomandime