Kultivimi i lulelakrës

Është perime mjaft e vlefshëm me pjesën konsumuese që paraqet një lulëri të ndryshuar. Bën pjesë në grupin e perimeve që nuk është lehtë të kultivohen për shkak të ndjeshmërisë së theksuar në temperatura të ulëta dhe të larta, si dhe ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Në pjekjen teknologjike lulëria ka vlerë të mirë ushqyese dhe aromë specifike, që e bëjnë lulelakrën një perime mjaft të pëlqyeshëm.

Kushtet tokësore

Në tokat acidike ndodh deficiti i mikroelementeve (deformimi i lulërisë dhe i gjetheve), ndërsa në tokat bazike ndodh krijimi i zbrazëtirës në pjesën e mesme të lulërisë dhe kalbja e saj.

Qarkullimi bimor

Është i domosdoshëm. Parakultura të mira për lulelakrën janë bishtajoret, domatja, patatja, drithërat

Punimi i tokës dhe plehërimi

Punimi i tokës është i kushtëzuar me kohën e vjeljes së parakulturës dhe është i njëjtë sikurse te lakra. Gjatë punimit themelor të tokës është e dëshirueshme edhe hedhja e një sasie të plehut organik në sasi 30–50 t/ha. Në toka mesatarisht të pasura hedhen rreth 800 kg/ha plehera NPK (preferohet kombinimi 8 : 16 : 24)

Kultivimi

Prodhimi i fidanëve, ndërrimi i tyre, masat e përkujdesit, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit janë sikurse për lakrën Rezultate më të mira jep kur kultivohet si bimë e vonshme.

Riplehërimi

Riplehërimi i parë kryhet rreth tri javë pas ndërrimit të fidanëve me 200 kg/ha, NAG. Riplehërimi i dytë bëhet një muaj pas të parit me sasi të njëjtë të plehut të kultivarët me vegjetacion më të gjatë është i nevojshëm edhe riplehërimi i tretë.

Si të fitohet lulëri me ngjyrë të bardhë?

Kultivarët që nuk kanë aftësi të vetmbulimit të lulërisë është e nevojshme që lulëria të mbrohet duke i lidhur gjethet ose lulëritë mbulohen (pjesa e bardhë) duke këputur gjethet e fundit për t’i mbuluar ato.

Vjelja, paketimi dhe ruajtja e lulelakrës

Më së shpeshti aplikohet vjelja me dorë në disa faza vilen lulëritë e forta në fazën e pjekjes teknologjike. Vjelja kryhet gjatë kohës me diell dhe me mot të thatë. Hiqen të gjitha gjethet, mbeten vetëm ato që janë të ngjitura me lulërinë me të cilat mbrohet lulëria Në sipërfaqe të mëdha me qëllim që të lehtësohet vjelja shfrytëzohen shiritat transportues. Lulet dëmtohen në temperaturë 3ºC, paketohet në shporta (më së shpeshti prej druri). Kushtet e ruajtjes janë të njëjta sikurse te lakra. Gjatë ruajtjes në kushte të temperaturës së dhomës lulelakra prishet për disa ditë

Kultivarët

Baldo F1, fremont F1, vinson F1, planita F1, kintore F1, etj.

Rekomandime