Kultivimi i misrit

Misri (Zea mays)

Misri është një kulturë mjaftë e rëndësishme lavërtarë, Në Kosovë viteve të fundit janë kultivuar me misër diku rreth 60 000 – 70 000 ha.

Interes  primare për bujqësinë kosovare është rajonizimi i hibrideve dhe zgjedhja e hibrideve me potencial të lartë gjenetik si dhe përshtatshmërisë në kushtet agroklimatike.

Agroteknika që përdoret për kultivimin e Misrit;

Zgjedhja e hibridit;

Qarkullimi bimorë;

Përgatitja e tokës;

Përdorimi efikas i plehrave mineral;

Kontrolli nga barërat e këqija;

Mbjellja në kushte të përshtatshme;

Shërbimet gjatë vegjetacionit;

Korrja.

Zgjedhja e hibridit

Zgjedhja e hibridit është një nga operacionet kryesore, për faktin se masat agroteknike lidhen direkt me veçorit e hibridit. Janë tri arsye pse duhet të udhëhiqet një kultivues për zgjedhjen e hibridit?

Që hibridi ti përshtatet kushteve klimatike e tokësore të fermës ku do të bëhet kultivimi.

Lidhur me sëmundjet të cilat kanë areal të veçantë të përhapjes në zona të ndryshe , d.m.th. përcaktohen për hibridin që u rezistojnë patogjenëve në atë zonë.

Të zgjidhen hibride konkurruese në treg, hibridet që japin jo vetëm sasi por edhe cilësi

I

Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme.

Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme.

II

Sasia e ujit që disponohet për ujitje përbën një faktor tjetër. Sa më i vonshëm që të jetë hibridi aq më tepër ujë kërkon ai dhe e kundërta.

Kështu, një fermer që ka mundësi  të sigurojë 2-3 ujitje edhe pse mund të jetë në zonë fushore, ku kushtet lejojnë të kultivohen hibridet e vonshëm të preferojë të mbjellë një hibrid të mesëm ose edhe të vonshëm.

Po qese sigurohen 3-4 ujitje mund të përdoren hibride të klasës 400-500 dhe nëse sigurohen 4 ujitje atëherë mund të përdorë hibride të klasave më të larta ose hibride me cikël të vonshëm.

III

Sasia e plehrave që disponon fermeri si organik ashtu edhe kimik (NPK). Kur ka sasi të mjaftueshme të plehrave dhe kur e lejojnë edhe kushtet e tjera siç është sigurimi i ujit, fermeri duhet të preferojë hibride të vonshëm pasi ato mund t’ia shpërblejnë më mirë investimin që do ta bëjë për prodhimin e misrit.

Të dhënat eksperimentale disa vjeçare tregojnë se nga    përdorimi i

N( Azot) 130-140 kg/ha,

P2O5 (Fosfor) 90-100 kg/ha,

K2O (Kalium) 200-260 kg/ha dhe

MgO(Magnez) 20-30 kg/ha realizohet, të rendiment mbi 10 tonë/ha.

Përshtatshmëria e hibrideve është shumë më rëndësi që duhet të mbahet parasysh në zgjedhjen e hibridit që duhet të blejë fermeri.

Pas vitit 2000 në Kosovë kanë filluar të përhapen mjaft edhe hibridet e kompanive botërore të farërave si: Pionier, Monsanto, KWS Instituti i Osjekut  OS,  Zagrebit Bc.

Për ketë është me rëndësi që fermeri kur të pyes për farën që do ta blejë nga tregtari të kërkojë shpjegime e të dhëna të sakta për:

Karakteristikat e hibrideve që disponohen si përbërja e tyre, cikli vegjetativ, pastërtia varietore, aftësia e mbirjes, vendi dhe institucioni që e ka prodhuar, kërkesa specifike si: numri më i përshtatshëm i bimëve për njësinë e sipërfaqes, afati i mbjelljes, rezistenca ndaj faktorëve të disfavorshëm, sëmundjeve dhe insekteve, rrëzimit etj., dhe t’i ballafaqojë këto me kushtet e prodhimit që ka në tokën e tij.

IV

Pastaj në përputhje me këto kushte të vendosë për llojin e hibridit që do të zgjedhë dhe të përdorë për mbjellje në ngastrën e vet.

Sidoqoftë, përgjegjësi në zgjedhjen e hibridit duhet të ketë edhe tregtari i këtyre farërave i cili duhet të jetë specialist dhe të orientojë fermerin me këshillat e nevojshme.

Kështu tregtarët duhet t’i shoqërojnë farën me udhëzime dhe duhet të jenë në gjendje që të japin shpjegime të plota rreth farërave duke ju treguar fermerëve për të gjithë parametrat e farërave.

Ndarja e hibrideve në klasa sipas klasifikimit të FAO-së    

Nisur nga kjo fermerit i jepet mundësia që të bëjë një zgjedhje më reale në diapazon të gjerë, sepse p.sh. ato hibride që përfshihen në tipin e hershëm, sipas klasifikimit të FAO-së ndahen në tre klasa, e kështu me radhë.

Dihet fakti që sa më i gjatë të jetë cikli bimor i kulturave bujqësore në përgjithësi kurse në rastin tonë në veçanti, aq më i lartë është edhe kapaciteti prodhues i hibridit. Por një fermer në një regjion malor, vërtetë mund të dakordohet të mbjellë një hibrid me pjekje të vonshme për ta rritur sa më tepër prodhimin e marrë, porse ky tip misri nuk do të arrinte të piqej e si pasojë do të komprementohej prodhimi.

Në mënyrë orientuese për fermerët mund të themi se, ata që ndodhen në lartësi deri në 400 m mbi nivelin e detit, mund të mbjellin të gjitha tipat e hibrideve (të hershëm, të mesëm dhe të vonshëm).

Megjithatë, këto nuk duhet të merren si të dhëna përfundimtare, pasi efektet e lartësisë dhe të temperaturave nuk janë të njëllojta si në jug ashtu edhe në veri të vendit ose ekspozicioni i ngastrës (nëse është me ekspozicion nga veriu, është apo nuk është e mbrojtur nga erëra, etj.).

Fermerët, në çdo rast, përpara se të vendosin se cilin nga hibridet do ta mbjellin, duhet të bazohen në eksperiencën e tyre, por edhe në konsultimet me të dhënat rreth temperaturave aktive, ngricave, si dhe konsultimi me specialistët përkatës me përvojë në ketë fushë.

Qarkullimi bimorë

Kultivimi i hibrideve të misrit në të njëjtën sipërfaqe tokësore për shumë vite me radhë ndikon në:

Uljen e rendimentit

Infektimin me sëmundje dhe dëmtues (nga mbeturinat e misrit)

Shfrytëzimi i njëanshëm  i materieve ushqyese

Parabimë që preferohen janë: drithërat, jonxha, barnat e përziera etj.

Është parabimë e mirë për të gjitha kulturat tjera.

Toka dhe kërkesat e misrit

Në territorin e Kosovës ka një larmi të gjerë të tipave të tokave të punueshme nga ato më të rënda argjilore , deri tek ato ma të lehta ranore

Kjo masë agroteknike përfshin dy hallka të rëndësishme edhe atë: plugimi themelor-lëvrimin dhe përgatitjen e tokës për mbjellje, Plugimi themelor duhet të zbatuar në vjeshtë në thellësi 25-30cm

Misri është një shembull i shkëlqyer i adaptimit të tij në tokat të tipave nga më të ndryshmet

Një kërkesë që bima e misrit paraqet ndaj tokës është se kjo kërkon praninë e elementeve ushqyese në sasi të bollshme dhe të asimilueshme nga bima me lagështi të mjaftueshme në zonën ku ndodhën rrënjët

Misri renditet ndër ato kultura që shfrytëzon mirë lëndët ushqyese që ndodhen në tokë dhe që mund të asimilohen nga bimët

Normat për lëndë ushqyese për Misër

Varianti 1

VARIANTI 2

VARIANTI 3

Marrë nga Këshilluesi Bujqësor

Rekomandime