Ky është buxheti i paraparë për grante dhe subvencione në bujqësi për vitin 2018

Tre milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar janë paraparë për grante dhe subvencione në bujqësi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka ndarë 48 milionë për bujqit, të cilat do të dhurohen përmes subvencioneve dhe granteve.

Kjo shumë, është për tre milionë më e madhe në krahasim me atë të vitit të kaluar, kur ishin ndarë rreth 45 milionë euro për bujqësi.

Kujtojmë se në vitin 2016, shuma e ndarë për këto kategori ka qenë 46 milionë euro.

Rekomandime