“Lonely Planet” fut Kosovën dhe Rahovecin në top destinacionet për tu vizituar

Lonely Planet është guida më e madhe e udhëtimeve në botë, ajo për top destinacionet për tu vizituar në kontinentin e Evropës për vitin 2018 ka funtur Kosovën dhe Shqipërin në top 10 vende.

Sipas Lonely Planet Kosova është renditur si preferenca e 4-të për tu vizituar dhe atë vetëm pas vendeve si Italia, Spanja dhe Holanda.

Në përshkrimin e tyre që i bën Kosovës është se ky vend përmendet vazhdimisht si destinacion në rritje, Kosova e vogël shtrihet ndërmjet dy maleve në zemër të Ballkanit, është vendi i dytë në botë me mesataren e popullësis më të re që ka.

Vendet dhe gjërat për tu bërë gjatë vizitës në Kosovë është përmendur Hiking-u ku ka shumë vende që gjatë ngjitjes në maja të ndryshme mund të shihen pamje mahnitëse, në qytetin e Prizrenit tubohen adhuruesit të festivaleve të filmave dokumentar e që mbahet gjatë muajit gusht festivali Dokufest ku shfaqen dokumentarët dhe mbledh adhurues nga e gjitha bota, dhe pas hikingut dhe filmave është radha të vizitohet regjioni i Rahovecit ku ka shume vreshta dhe mund të shijohet rrushi dhe verërat të ndryshme.

Rekomandime