Maji muaj i rëndësishëm për bletët, këto janë ndërhyrjet që duhet t’i bëni

Nga: Kostandin Puleri

Te dashur kolege, Maji eshte nje nga muajt me te rendesishem dhe te veshtire te sezonit aktiv per bletarine. Bletet ne fund te muajit, do te kene zhvillimin me te mire te mundshem te ushtrise punetore. Eshte kjo ushtri, e cila do te siguroje vazhdimesin e kolonise dhe vjeljet e shumepritura te mjaltit.

Gjate ketij muaji do te shihen rrezultatet e punes se gjate, dhe kjo pasi kullota eshte ne kulmin e saj. Do te shperblehet i gjithe mundi dhe lodhja e bletareve, per te arritur deri ketu. Secili prej nesh ka bere maksimumin dhe tashme shperblimi qe pritet ne fund te muajit, perben objektivin kryesor.

Punet ne magazine duhet te perfundohen, sepse zhvillimi i bleteve kerkon vendosjen e kateve dhe te kornizave te pa ndertuara ne kohe. Sic ju kam thene dhe ne nderhyrjet e muajve te meparshem, vendosja e kateve ne kohen e duhur, parandalon roitjen e kolonise dhe siguron shumimin e sakte te llojit.
Kete muaj duhet te shfrytezohet lulezimi i theksuar i bimeve, ne menyre qe ndertimi i kornizave te reja, te mos jete nje problem. Duhet te perfundohen te gjitha punet pergatitore, per formimin e shoqerive te forta per kullotat intensive dhe te bashkohen familjet qe nuk jane zhvilluar sic duhet.
Te vazhdohet me mbajtjen nen kontroll te zhvillimit ne shoqerite e forta dhe te pengohet ne menyre natyrale roitja, duke shtuar hapesiren per pune te bleteve. Te krijohen kushte te pershtatshme organizimi dhe zhvillimi nepermjet ventilimit te mjaftueshem, i cili mund te sigurohet me ane te hapjes se plote te hyrjes. Hapja e hyrjes do te ndikoje pozitivisht edhe ne rritjen e sasise grumbulluese te nektarit nga bletet e fushes.

 

Ne muajin Maj duhet te zevendesohen mbretereshat e vjetra dhe ato problematike. Fekondimi i memave te reja realizohet me lehtesi kete muaj, per shkak te pranise se theksuar te meshkujve. Vendosja e diafragmes per te kufizuar hapesiren pjellese te mbretereshes, behet vetem ne rastet kur prurja e nektarit eshte ne mase te madhe dhe duhet shfrytezuar.
Preferohet qe bletet te kene ne dispozicion uje te pastert dhe te fresket, ne menyre qe te perballohen me suksese temperaturat e larta. Vendosja e pijetores se ujit, duhet te behet rreth 20 metra large parkut te bleteve dhe rrjedha e saj te mos jete e pa nderprer dhe e ekspozuar ne diell.
Kolonite e reja dhe te sapo formuara gjate muajit Maj, keshillohet te ushqehen me shurup sheqeri ne raportin 1:1, me qellim qe te zhvillohen me shpejtesi dhe te vendosin rezerva te mjaftueshme mjalti.
Kaq per sa i perkete Majit te dashur miq, le te shpresojme se cdo gje do te shkoje mire edhe ne kete muaj.
Rekomandime