Makineria për tharjen e të korrurave

Në bujqësi, tharja e të korrave i referohet heqjes së lagështisë apo ujit nga fara apo drithërat, ose duke e ekspozuar atë direkt në diell ose përmes ndonjë pajisjeje mekanike. Ky proces luan rol të rëndësishëm në fitimin e rezultateve tejet të mira. Në momentin që i hiqet lagështia farës apo drithit, ato janë të gatshme për procesim të mëtutjeshëm.

Në të kaluarën, të korrat zakonisht janë tharë përmes energjisë diellore apo diellit. Kjo metodë ende favorizohet në pjesë të mëdha të globit. Duke qenë metodë më e lirë dhe më ekonomike, kjo praktikë është shumë e famshme në mesin e fermerëve në vendet në zhvillim dhe në ato të rangut të tretë. Por kjo metodë ka edhe kufizimet e saja. Kur kushtet klimatike nuk janë të mira dhe ka shira të shpeshta, kjo metodë e tharjes vështirë se funksionon.

Për ta tejkaluar këtë problem, shkencëtarët kanë zbuluar një makinë për tharjen e të korrave. E quajtur si ‘makina për tharjen e të korrave’, kjo pajisje mekanike përdoret për heqjen e lagështisë nga të korrat. Këto sisteme për thithjen e lagështisë janë shumë të popullarizuara nëpër vendet e zhvilluara. Meqenëse ato kërkojë investime goxha të mëdha, ato rrallëherë shihen nëpër vendet në zhvillim. Një mangësi e kësaj makine është edhe kapaciteti i limituar.

Rekomandime