Mënyra e shartimit të gështenjës

Shartimi është një praktikë e njohur agronomike për shumëzimin e bimëve në mënyrë aseksuale ndërtuar me bashkimin anatomike dhe fiziologjike të dy individëve të së njëjtës specie, ose të specieve të ndryshme, të quajtur respektivisht nënshartesë dhe pasardhës, e para përbën pjesën bazë të pemëve edhe e dyta pjesa ajrore, pema pasardhëse. Ndonjëherë, shartimi është arritur të realizohet me tre individë.

Shartimi konsiston në bashkimin fiziologjik të sythit, një pjesë e një dege të një peme, duke e bashkuar ose ngjitur me kërcellin e një peme tjetër, për të përfituar një pemë pasardhëse me kapacitet më të lartë prodhimi dhe me cilësi dhe vlera më të larta të frutave, si dhe të përshtatur më mire me kushtet klimatike, ku përfshihen rezistenca ndaj ngricave, ndaj thatësirës, reshjeve, erërave ,temperaturave , si dhe atyre tokësore ku përfshihet cilësia e tokës, trashësia e sajë, përmbajtja e elementëve kimik, struktura dhe tipi i tokës./

Përgatiti: Shpend Nikoçi

Rekomandime