Ministria e Bujqësisë hapë aplikimet për qumësht litër dhe therrjet e gjedhit

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se ka hapur thirrje për aplikim për qumësht/litër dhe therrjet e raportuara të gjedhit.

Sipas njoftimit, Ministria e Bujqësisë edhe këtë vit do të vazbdoj të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër si dhe për therrjet e raportuara të gjedhit.

“Mënyra e subvencionimit do të jetë pothuajse e njëjt si viteve paraprake për qumësht/litër dhe për therrjet e raportuara të gjedhit. Subvencionimi i qumështit do të bëhet sipas kategorive të cilësisë: Extra klasë 0.06 cent, Klasa e parë 0.04 cent, si dhe Klasa e dytë 0.02 cent”, thuhet në njoftim.

Aplikimi do të bëhet në Drejtorinë Komunale në Komunën e Rahovecit, ndërkaq afati i aplikimit fillon nga data 15.07.2019 dhe mbraon me datë 15.08.2019.

“Andaj lusim të githë fermerët që miren me sektorin e blegtorisë që ta respektojn afatin për aplikimh që është paraparë nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në fund.

Rekomandime