Mos e hidhni lëvoren e qepës, lexoni arsyet

Një gabim i zakonshëm që shumica e njerëzve e bëjnë është hedhja e lëvores së qepëve pasi ta përdorin këtë perime.

Por, studiuesit kanë zbuluar se lëvorja e qepëve përmban antioksidantë të fuqishëm, gjë që mund të përmirësojë dukshëm shëndetin e përgjithshëm.

Madje përpos antioksidantëve, lëvorja e qepëve është e pasur me fibra dhe flavonoide e që të gjitha janë shumë të dobishme për përmirësimin e shëndetit të lëkurës, transmeton Klan Kosova.

Lëvorja e qepëve është e pasur me një pigment shumë të fuqishëm që quhet quercetin e që është shumë efektiv në parandalimin e bllokimit të arterieve si dhe ndihmon me hipertensionin.

Përveç kësaj, lëvorja e kësaj perimeje ka veti antifungale, anti-kancerogjene dhe antibakteriale.

Më poshtë mund të mësoni se si mund të merrni përfitimet shëndetësore nga lëvorja e qepëve.

Nëse e përfshini lëvorën e qepës në regjimin tuaj ushqimor, ju do të ulni në mënyrë drastike rrezikun për:

Obezitet

Problemet me tretjen

Kancerin

Sëmundjet e zemrës

Diabet

Si ta përgatisni çajin me lëvorën e qepëve?

Kjo është një pije e jashtëzakonshme për detoksifikim (largimin e helmeve nga trupi juaj).

Madje është edhe shumë e lehtë për tu përgatitur.

Vlojeni ujin me disa lëvore të qepëve për rreth 15 minuta. Më pas kullojeni lëngun.

Këtë çaj konsumojeni çdo ditë para se të flini.

Për ta pasur më të lehtë, ju mund t’i mblidhni lëvoret e qepëve dhe t’i ruani në një kavanoz qelqi e më pas t’i përdorni kurdo që keni nevojë.

Rekomandime