Ndërhyrjet e qershorit te bletët

Te dashur bletare, sot do te flasim per muajin me te rendesishem te vitit. Qershori, i cili do te vleresoj mundimet e deritanishme, konsiderohet si muaji i centrifuges, pasi pothuajse ne te gjithe vendin bletaret marrin duart e para te mjaltit.

Bletet kete muaj jane ne fazen e tyre me te mire, si nga fuqia punetore ashtu edhe nga pjelloria e mbretereshave. Nese ndeshemi me koloni, te cilat kane mungese te hapesires per vendosjen e mjaltit, duhet patjeter ti lirojme ato.

Kullota ne muajin Qershor zhvillohet me intensitet me te ulet, ne krahasim me muajin e kaluar.
Ne Qershor e mira eshte, qe bletet te transferohen ne zona me kollota pishe e bliri ose ne hapesira te gjera livadhore, te cilat mund te na garantojne deri ne tre duar mjalti brenda muajit. Per sa i perket kullotave te tjera, sic jane ato te rigonit, duhet te dini se na sigurojne mjalte teper cilesor.

Pas perdorimit te centrifuges per vjeljen e mjaltit, kornizat e zbrazeta rikthehen ne koshere vetem ne oret e mbremjes. Kujdes duhet patur edhe me sasite e vogla te mjaltit, qe mund te jene derdhur rreth zgjojeve gjate punes. Ky mjalte do te shkaktonte probleme shume te medha diten e centrifugimit dhe do te shoqerohej me grabitje te mundshme, gje qe askush nuk e deshiron. Nje dite pas vjeljes, duhet te ngushtohen hyrjet e zgjojeve per te parandaluar sulmet e alternuara.

Mjalti i grumbulluar rruhet ne ene te pasterta prej qelqi, qe eventualisht mos te prishet dhe te humbasi cilesite ushqyese.

Kushtet e motit kete muaj, jane mjaft te pershtatshme per shtimin e kolonive dhe per prodhimin e memave te reja. Ne bletore, te vazhdohet me mbajtjen e gjendjes se punes dhe te veprohet me kujdes per fekondimin e plote te mbretereshave. Sipas mundesise, te shenohen edhe me ngjyren perkatese per ate vit, ne menyre qe te jene pjese e nje procesi te plote identifikimi.

 

Bletet qe do te ushqehen ne Qershor, jane ato me te dobetat qe nuk mund te prodhojne mjalte, si dhe kolonite e reja, per te cilat kollota eshte e pa mjaftueshme. Ushqyerja kryhet vetem ne oret e vona te mbasdites, ne menyre qe fluturimet te mungojne dhe grabitjet te mos shkaktohen.
Uji eshte i domosdoshem ne muajin Qershor dhe largesia e tij nga zgjojet preferohet te jete 15-20 m. Kaq per Qershorin te dashur miq, uroj qe vjeljet te mos pushojne kete muaj.
Autor: Konstandin Puleri 
Rekomandime