Ndryshon moti në vendin tonë, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin dhe temperaturat që të do mbretërojnë në vendin tonë sot dhe nesër.

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja.

Këto masa, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë orëve të pasdites vende-vende do të shoqërohen me riga shiu , derisa në viset malore priten edhe fjolla të dobëta bore, transmeton lajmi.net.

“Sot edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shumë aktive. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do t’i regjistrojë vlerat mbi 20 gradë Celsius.

Kurse masat e ajrit do ta ndryshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasdites.

Rekomandime