Në botë ka më shumë tokë bujqësore sesa ishte menduar më parë

Ka më shumë tokë bujqësore në botë sesa është menduar më parë, me Indinë që kryeson me sipërfaqen më të madhe, thonë rezultatet e fundit të një studimi që synon përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe ujit.

Sipërfaqja globale arrin në 1.87 miliardë hektarë, rreth 15 deri në 20 për qind më shumë se sa vlerësimet e mëparshme, sipas një matje të realizuar nga USGS në SHBA.

India ka sipërfaqen më të madhe bujqësore, me 179.8 milionë hektarë, krahasuar me SHBA-të që numërojnë 167.8 milionë dhe Kina me 165.2 milionë hektarë.

Rusia zë vetëm vendin e katërt, ndërsa Azia Jugore dhe Evropa janë etiketuar si “kryeqytetet bujqësore të botës”, pasi sipërfaqet me tokë bujqësore përfshijnë më shumë se 80 për qind të tokës në disa vende të këtyre rajoneve.

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë.

Nga kjo sipërfaqe, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, llogaritet se 53 për qind e tokës në Kosovë është bujqësore, 41 për qind tokë pyjore, një për qind sipërfaqe ujore kurse pesë për qind është sipërfaqe tjetër: si tokë trafiku, urbane dhe të tjera./TokaJonë/

Rekomandime