Njihuni me racën e deleve autoktone të Kosovës

Është xhufkë lesh ashpër autoktone e Kosovës. Emrin e ka marrë sipas fushës së Kosovës, ku është më tepër e përhapur. Hyn në grupin e deleve bishtgjata, kokën e ka relativisht të gjatë dhe të ngushtë. Delet janë shyte kurse deshtë me brirë të fortë e të pigmentuar, veshët i kanë horizontal dhe pakë të lëshuar.

Është dele me madhësi mesatare, me lartësi të xhidavisë rreth 74 cm. Ka gjoks të thellë dhe me thellësi trupore në përgjithësi, mirëpo gjerësitë i ka të pamjaftueshme, kështu që është trup ngushtë. Delet kanë masë trupore rreth 35 kg, kurse deshtë rreth 50 kg.

Delet janë të mbuluara me lesh të gjatë, me gjatësi të xhufkës deri 20 cm. Bashkën e ka të hapur, delet prodhojnë rreth 1,5 kg lesh, kurse deshtë rreth 2 kg, me rreze 56-60%, dhe cilësia e leshit është e asortimentit DE.

Nga xhufkat tjera dallohet, sepse koka nuk është e mbuluar me qime të zeza. Këmbët gjithashtu i ka me qime ngjyrë të zezë. Nuk ka treguar rezultate të lakmueshme në merinizim.

Rekomandime