Njihuni me racën e dhive Alpine

Kjo racë rrjedh nga Alpet Franceze prej nga e ka marr edhe emrin dhe është e shpërndarë në shumë vende të botës për shkak te aftësive të kësaj race për tu adaptuar.

Numër i madhe i eksperteve kane punuar ne përmirësimin dhe seleksionimin e kësaj race prej më shumë se 65 vite.

Karakteristikat e Racës Alpine

Raca Alpine mund të haset me disa ngjyra dhe shenja te ndryshme por ngjyra që dominon më së shumti është e kuqe me një vij të zezë nga koka deri në bisht, shpesh mund te jete me fytyrë te zezë dhe këmbët e zeza. Dhia alpine mund të jetë me brirë por edhe pa brirë.
Shkalla e maturimit te raca Alpine (arritja e pjekurisë seksuale) është rreth 5 muaj pas pjelljes. Kur një ftujë arrin këtë moshë është e gatshme për mbarsim dhe mbarsmëria te dhite zgjat rreth 150 dite ku në moshën 10 -11 muajsh ftuja mund të pjellë dy keca të shëndetshëm. Pra te kjo racë pjellshmëria është 200 % që e bënë këtë racë edhe më të rëndësishme.
Raca alpine është racë e madhe ku femrat kanë lartësi të xhidavisë prej70-80 cm, kurse cjeptë 90-100 cm dhe gjatësi të trupit 80-90 cm te femrat, kurse rreth 100 cm te cjeptë. Paraqet racën më të përhapur në Francë, e cila merr pjesë me 70% prej numrit të gjithmbarshëm të dhive. Ka prodhimtari të qumështit prej 600-800 litra, ndërsa tek ato rekorde arrin mbi 900 litra qumësht gjatë një laktacioni. Qumështi mund të përpunohet në gjalpë, djathë, sapun, akullore ose çdo produkt tjetër të qumështit të bëra zakonisht nga qumështi i lopës.

Cilësia e qumështit te raca alpine

Raca Alpine është e njohur për prodhim të qumështit me cilësi të lartë dhe me përbërje të ulët të yndyrës. Sipas British Medical Journal, qumështi i racës Alpine ka përmbajtjen më të ulët të yndyrës nga të gjitha kafshët që prodhojnë qumësht (3.1 g yndyrë / 250ml qumësht), duke përfshirë edhe qumështin e lopëve. Ka vlera më te lartë të laktozës se sa qumështi i lopëve, por me vlera me te ulëta te proteinave. Qumështi i racës alpine ka 2.3g proteina për 250ml qumësht ndërsa qumështi i lopës ka 3.4 g/250 ml.

Me qellim që të arrihet prodhimtari me e lartë e qumështit është konstatuar nga ekspertët që duhet pasur parasysh katër kërkesa kryesore. Raca e qumështit alpine duhet të strehohen në kushte të veçanta në mënyrë që prodhimi i qumështit mos të ndikohet nga ndryshimet e faktorëve të jashtëm. Ndryshimet në faktorë të jashtëm mund të shkaktojë një rënie në prodhimin e qumështit për shkak të presionit që ndikon në dhi për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve.
Katër faktorët për prodhim optimal janë; ventilim adekuat, shtrojë të thatë, ushqim kualitativ dhe racion i balancuar mirë dhe ujë te pastër ne dispozicion gjate gjithë kohës. Nëse ushqehen në kullosë duhet te përshkojnë rrugë sa më të shkurtë dhe mbrojtje nga shqetësimet e ndryshme dhe sëmundjet.

Kjo racë ka arritur rezultate te mira edhe ne vendin tonë si ne adaptim, pjellshmëri dhe prodhimtari te qumështit. /Iadk.org

Rekomandime