Përgatitja e silazhit të barit

Silazhimi i masës së gjelbër – barit, jonxhës dhe llojeve tjera të ushqimeve, aplikohet një kohë të gjatë në shumë vende të botës dhe është duke marrë përmasa të mëdha të zgjerimit. Në vendet evropiane, më shumë se 90 % e ushqimit të kafshëve që prodhohet është i konservuar si silazhe. Arsyeja për ketë janë periudhat me të reshura në kohen e kositjes së parë, pastaj përgatitja e silazhit është plotësisht e mekanizuar, deri sa numri i krerëve për ferme është shumë i  madh.
Ushqimi i silazhuar nga bari apo misri kryesisht është burimi kryesor i ushqimeve voluminoze në të ushqyerit e ripërtypësve. Prodhimi i qumështit dhe ana ekonomike e ushqimit të silazhuar, janë faktorët kryesor në vlerësimin se sa duhet të ushqehen kafshët me silazh.
Metodat e përgatitjes së silazhit të barit
Ekzistojnë metoda të ndryshme për përgatitjen e silazhit të barit. Të gjitha metodat e kanë një qellim, konservimin e ushqimit dhe ruajtjen e kualitetit për një kohë më të gjatë.
• Përgatitja e silazhit të barit me pajisje rotoball
• Përgatitja e silazhit të barit me anë të terjes në fushë dhe silazhimi në silos
• Përgatitja e silazhit të barit në thasë të najlonit apo pajisje tjera (për fermat e vogla)
• Përgatitja e silazhit të barit direkt nga kositja
Cilat janë përparësitë e përgatitjes së  silazhit
• Ushqimi i silazhuar  mund të konservohet për një kohë të gjatë
• Është ushqim i pasur me energji dhe proteina (varësisht nga lloji i  silazhit) dhe mundë të zëvendësoj një pjesë të ushqimeve të koncentruar
• Është ushqim i shijshëm për kafshët
• Humbjet e lëndëve ushqyese  janë të vogla
• Sipërfaqe e vogël për ruajtjen e ushqimit
Koha optimale e kositjes
Kositja duhet të bëhet në kohën e duhur. Me pjekjen e bimës, cilësia ushqimit bie (rritet përqindja e celulozës, ndërsa bie vlera ushqyese. Kositja e livadheve natyrore duhet të bëhet në kohën e fillimit të kallinjve ndërsa kositja e jonxhës duhet të bëhet para fillimit të lulëzimit.  Kualiteti, jo sasia, për kositje e rrisin prodhimin  e qumështit në laktacion.
Lartësia e kositjes
Lartësia minimale e kositjes mbi nivelin e tokës duhet të jetë 6-7 cm. Mundë të jetë më e lartë, në varësi të gjendjes së sipërfaqes së tokës.
Përparësitë e kositjes minimale: 
• Bari rritet më shpejt
• Zvogëlon rrezikun e ndotjes nga dheu
• Zvogëlon rrezikun e ndotjes nga baktere të ndryshme
Lagështia dhe grimcimi apo prerja e masës për silazhim
Masa për silazh duhet të ketë lagështinë e duhur 60 deri 65%. Po ashtu duhet të grimcohet sa më shkurt, 75% më pak se 1 cm ndërsa 20% më gjatë se 3 cm. Rekomandohet që  silazhi të mbulohet sa më shpejt, brenda 24 orëve.
Ngjeshja e masës për silazhim
• Qëllimi i  ngjeshjes së masës për silazhim është që të largohet e gjithë sasia e ajrit
• Për të arritur një  ngjeshje sa më të mirë, shtresa e masës së  silazhit duhet të jetë 12 deri në 15 cm
• Pesha e traktorit për  ngjeshjen e silazhit duhet të jetë sa më e madhe. Çdo kilogram shtesë gjatë  ngjeshjes, përmirëson kualitetin e silazhit
• Ngjeshja e masës së  silazhit duhet të vazhdoj pa ndërprerë.
Mbulimi i  silazhit 
• Pas largimit të ajrit nga masa e silazhit, duhet të bëhet mbulimi sa më i mirë për të parandaluar hyrjen e ajrit.
• Përdoreni material plastik të kualitetit të mirë për mbulim.
• Skajet e silosit duhet të mbulohen mirë.
• Sipër silosit vendoseni rërë, apo materiale tjera për të krijuar shtypje mbi masën e  silazhit.
• Koha ideale e mbulimit të silosit është brenda 24 orëve.
• Kontrollimi i silosit kohë pas kohe
Gjatë të ushqyerit, prishja apo ulja e cilësisë së silazhit mund të minimizohen nëse:
Marrim sasinë e nevojshme të  silazhit për ushqim. Verës largoni 15 cm në ditë, ndërsa dimrit largoni 5 cm në ditë. Prerja e  silazhit  duhet të bëhet në mënyrë vertikale. Hapja e silosit duhet të bëhet në mënyrë graduale, sipas nevojës
Përcaktimi i lëndës së thatë në fermë, mundë të përcaktohet me anë të shtrydhjes së silazhit me dorë 
 

Llogaritja e sasisë së  silazhit në silos

Së pari për të llogaritur sasinë e  silazhit në silos duhet të dimë madhësinë e silosit. Gjatësia (m) x gjerësia (m) x lartësia (m) x (0.6 por ky numër ndryshon prej përqindjes se LTH- Lëndës së thatë)

Shembull: nëse silosi  është me këto madhësi:

18m i gjatë x 4m i gjerë x 2m i thellë = 144 m³. Për të shndërruar sa ton silazh kemi me 30% LTH, e shumëzojmë me 0.6

144 m³ x 0.6= 86.4 ton silazh të freskët.

Përcaktimi i madhësisë së silosit

Nëse kemi këtë sasi të silazhit të prodhuar dhe kërkesat në fermën tonë janë për 91250 kg silazh në vit, atëherë e përcaktojmë madhësinë e silosit në këtë mënyrë:

Në 1mmund të vendosim 600 – 700 kg masë të silazhuar.

91250 : 600 kg m= 152 mështë hapësira vëllimore e silosit.

Nëse si shembull dëshirojmë të ndërtojmë një silos 2 m të thellë dhe 4 m të gjerë. Kur i kemi gjerësinë dhe thellësinë, atëherë gjatësinë e silosit e caktojmë në ketë mënyrë:

2m x 4m = 8,

152 m: 8 = 19 m gjatësi të silosit do të na nevojiten për të vendosur të gjithë sasinë e silazhit së prodhuar./Iadk/
Rekomandime