Policia konfiskon 39 krerë dele të kontrabanduara

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se dje, rreth orës 20:30, njësitet hetuese Rajonale dhe njësitet mbështetëse të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në udhëkryqin e rrugës magjistrale Gjilan-Kamenicë, te vendi i quajtur “Dheu i Bardhë”, kanë ndalur kamionin me targa regjistrimi 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe ngarkesës në kamion, është gjetur se i dyshuari po transportonte 39 krerë dele.

“I dyshuari nuk ka pas asnjë dokument valid për transportimin e kafshëve. Pasi që dyshohet se kafshët ishin të kontrabanduara, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar nga ana e policisë, kamioni bashkë me ngarkesë”, njofton policia.

Policia thotë se janë thirrur edhe njësitet e AUVK-së, dhe po ashtu me rastin janë thirrur që të merren njësitet e Vijës së Gjelbër nga Policia e Kosovës.

Rekomandime