Punët dimërore në vreshta (nga nëntori deri në mars)

Cikli natyror i hardhisë fillon në nëntor pasi rrushi të vjelët. Sheqernat ruhen në drunjët dhe rrënjët, gjethet bien në acar, dhe hardhia përgatitet për dimrin.
Ky është parapërgaditja e hardhisë për fillimin e pjesës tjetër vegjetative të hardhisë që do të zgjasë deri në pranverë.
Gjatë kësaj periudhe, hardhia ka nevojë për t`ia rritur rrjedhjen e përmbajtjes së tokës nën këmbët e saj. Sasia dhe cilësia e rrushit dhe verës do të varet nga ky hap vendimtar.

Pas vjeljes së rrushit, kultivuesit e verës duhet të bejnë punët e dimrit në vreshta me kujdes, për të ruajtur pjellorinë e saj. Është gjithashtu koha e përpunimit të tokës, e cila mbron hardhinë nga acaret e dimrit.

Nga këndvështrimi botanik, hardhia është një liana. Nëse nuk krasitet, rritet pafundësisht. Forma e hardhisë dhe Madhësia e saj do të ndihmojë që hardhia të rifillojë mungullimin dhe prodhimin që në pranverë. Tradicionalisht, krasitja duhet të përfundon në fillim të marsit. Në të vërtetë, kjo datë ndryshon sipas zonave e që krasitja e hardhisë mund të bëhet gjatë gjithë dimrit. Disa kultivues të hardhisë praktikojnë forma dhe madhësi të hardhisë paraprake. Kjo shërben për të lehtësuar hardhinë duke i hequr degët e panevojshme, për të lehtësuar formën e hardhisë në rritje dhe prodhim të caktuar. Varësisht nga rajoni vreshtar, hardhia merr forma të ndryshme. Më i përhapur në vreshtat e Anadrinisë është forma e Guyot (një ose dyanësore), forma Gobelet, forma sylvo por edhe Sklar, Roya tose dhe ajo një ose dyharkore e quajtur forma Bordo.
Kjo punë, e cila mund të duket e thjeshtë, në të vërtetë kërkon praktikë të madhe dhe një vështrim eksperience – mjeshtrore. Bëhet fjalë për zgjedhjen e hardhive të ruajtura që do të mbajnë frutet për vjeljen dhe kërkohet ekspertizë. 

Sapo degët të priten, ata lidhen në fundin e llastarit për telin e parë te shtrirë në fund të shpalirit dhe forma merr qëndrimin trupor të hardhisë. Llastarët e menjanuara/prera tërhiqen nga vreshta dhe ato më shpesh sillen në “shtëpi” ose gjatë periudhës së dimrit digjen ne vreshta, këto zjarre kanë avantazhin e ngrohjes së punëtorëve. Kjo është arsyeja pse shpesh ju shihni valvitjen e ngritjes të tymit këtu dhe atje mbi parcela brigjeve të vreshtave të anadrinit.

PUNA DHE PASURIMI I TOKËS PËR NJË ZHVILLIM TË MIRË TË VRESHTIT

Për të rritur dhe prodhuar rrush, hardhia tërheq burimet e saj nga toka. Prandaj është e domosdoshme të ruhet dhe të sigurohet ekuilibri i duhur.
Mirëmbajtja e tokës përfshin lërimin (lavrimin), që shërben për t`a çlodhur, rregullimin e rezhimit ujor dhe ajror në favor të një „frymarrje“ dhe puferiteti (shkriftesije) dhe masa e lirimit të gazrave në te. Ekzistojnë dy lloje kryesore të lërimit (Lavrimit):

Lavrimi në thellësi 15cm: synon të mbrojë hardhinë nga ngricat e dimrit. Kjo lavër uhet të bëhet para ngricave të para.

Lavrimi i thellë i tokës: si pjesë e një ripërmasimi, pas grisjes (shkuljes) së vreshtës të vjetër, para ngritjes së një vreshte të re, është e nevojshme të lavrohet në thellësi (ndërmjet 30 dhe 50 cm mesatare në tokat e Anadrinis, varësisht nga tipi i tokës së vreshtës) për të liruar tokën dhe për të shkermoq gurët dhe rrënjët e hardhive të vjetra. Vreshtari kryen këtë punë duke përdorur traktor të fortë me plug të veçantë. Këto veprime në mënyrë të pashmangshme ndodhin në vjeshtë, para acarit të dimrit.

Për të ribalancuar tokën që ushqeu hardhinë gjatë ciklit të saj vjetor, Vreshtari duhet t’u sigurojë hardhive elementet e domosdoshme minerale: azot për bimësi dhe rritje, acid fosforik apo Fosfor për pamjen e bukur dhe shëndetit të frutave, dhe më në fund Kalium për pasurimin e lëngut me sheqer dhe shijen e frutit, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesëve.


Toka është një nga elementet primare nocionit të përbashkët „Terroir“. Ajo duhet të ruhet për të siguruar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e verërave të Anadrinis së Dukagjinit të Kosovës.

 

Autor: Rexhep Kryeziu 

 

Rekomandime