Raca e gjedheve Blonde D’aquitaine

Sipas rëndësisë, është racë e re në Francë pas racave Limuzin dhe Sharole. Si racë është formuar në vitin 1959 nga tri populacione të ngjashme të gjedheve: Quercy, Garannais dhe Blonde das Pyrennes, dhe me punë të programuar seleksionuese. Ky gjedhë ka gjoks të thellë, trup mjaftë muskulor me vithe dhe kofsha të gjata, të gjëra e muskulore. Këmbët i ka të forta dhe jo me eshtra aq të mëdhenj si te raca Sharole.

Ngjyra e qimes sipërfaqësore është e bardhë deri në të murrme të çelur, kurse këmbët dhe barku janë me ngjyrë diç më të çelur se pjesët tjera. Së bashku me racat Sharole, Limuzin, Kianina e Romanjolla, hyn në gupin e racave mishatake më të mëdha në botë.

Lopët kanë lartësi mesatare të xhidavisë rreth 140 cm, kurse damat rreth147 cm. Masa trupore e krerëve të rritura femërore është rreth 750 kg, e demave deri 1.150 kg, kurse viçat femra lindin me peshë mesatare rreth 43 kg, kurse meshkujt rreth 47 kg.

Ka prodhimtari të ulët të qumështit, kurse rrezja e mishit arrin 62-68%. Është mjaftë e përhapur në vende të ndryshme të botës. /Gazeta Bujku

Rekomandime