Reçel me kungull

Përbërësit:

• 2kg copëza kungulli
• 2kg sheqer
• 2l ujë të gëlqerosur
• 200gr arra.

Përgatitja:

Kungullin e misirit- vidim- si i thonë në disa anë te vendit tonë e qërojme dhe e presim ne copëza të cilat i lëmë 2 orë në ujë të gëlqerosur (100gr. gëlqere te tretura në 2l ujë).
Copëzat e kungullit i nxjerim nga gëlqerja, i shpërlajmë 3-4 herë me ujë të hxehtë, i kullojmë mirë, pastaj i vendosim në shërbetin e nxehtë, cilin më parë e kemi vluar (2kg sheqer me 400ml. ujë).
Reçelin e zijmë në zjarrë të ngadalshëm 1orë, pastaj i hedhim arrat, e zijme edhe 15 min. dhe e largojmë nga zjarri.
Kavanozët e sterilizuar i mbushim me reçel të nxehtë dhe i mbyllim hermetikishtë.

Ju bëftë mirë

Rekomandime