Sanduiçët po aq të rrezikshëm për mjedisin sa makinat

Konsumimi vjetor i sanduiçëve në Britaninë e Madhe ka të njëjtin ndikim për mjedisin sa përdorimi i më shumë se tetë milionë veturave në vit, konfirmojnë studiuesit e Universitetit të Manchesterit në një studim të publikuar sot.

Sipas Shoqërisë Britanike të Sanduiçëve (BSA), 11,5 miliardë sanduiçe konsumohen çdo vit në Britaninë e Madhe, gjysma e përgatitur në shtëpi dhe gjysma tjetër e blerë.

“Ky konsum vjetor gjeneron mesatarisht 9,5 milionë CO2 ekuivalente me përdorimin vjetor të 8,6 milionë veturave”, krahason profesorja, Adisa Azapagic cituar nga Universiteti.

Kërkuesit kanë studiuar çlirim të karbonit nga 40 lloje sanduiçësh të ndryshëm.

Më të këqijat për mjedisin?

Ato që përmbajnë mish derri (proshutë apo salsiçe) dhe ato që përmbajnë djathë apo karkaleca.

Varianti më me shumë karbon është sanduiçi special me vezë, bejkon dhe salsiçe, i blerë që fast food.

Studiuesit kanë llogaritur se prodhimi i një sanduiçi të tillë gjeneron 1 441 gramë dioksid karboni ekuivalent me emetimin e CO2 të prodhuar nga një veturë që udhëton 12 milje (19 kilometra).

Më i pastër për planetin është një sanduiç me proshutë dhe djathë i përgatitur në shtëpi.

Prodhimi, transformimi, ruajtja në ambient të ftohtë i sanduiçëve, ambalazhimi i tyre dhe transporti kontribuojnë në ndikimin e tyre në mjedis.

Studiuesit theksojnë se gjurmët e karbonit mund të reduktohen me 50% duke ndryshuar recetat, ambalazhimin dhe riciklimin e mbetjeve dhe duke shtyrë datën e skadencës.

BSA theksoi gjithashtu se kohëzgjatja e ruajtjes së sanduiçëve duke zbutur datat e skadencës mundësojnë kursimin e të paktën 2 000 tonëve mbetjesh në vit./Gazetadita

Rekomandime