Sëmundja e Mortellaros tek kafshët

Çka është saktësisht dhe çka mund të bëhet kundër saj nëse është prezente në Ferma?

Mortellaro sot paraqet një problem të madh në shumë ferma. Mortellaro është sëmundje e lëkurës tek kafshët. Kjo paraqitet kryesisht në zonën ballore të thundrave. Fatkeqësisht kohëve të fundit është paraqitur edhe në pjesët tjera  të thundrës.

Gjithashtu ju duhet të dini se shkaktarët e mortellaros janë patogjenet anaerob. Ku do që ka papastërti, në ato pjesë jetojnë patogjenët.

Thundrat duhet të pastrohen për të mbajtur tufën e lopëve sa më të shëndetshme që është e mundur. Pjesët e prekura nga mortellaro nga kafshët duhet të trajtohen menjëherë me losione. Sa më i vogël të jetë presioni bacterial, aq më i ulët është rreziku i infektimit të kafshët e tjera, dhe aq më i lehtë është trajtimi.

Në këtë rast duhet të përdoret acidi salicilik ose sprej i kaltër si antibiotik nga veterinari. Por, unë preferojë më tepër të përdorët acidin salicilik, sepse vepron më mire, më thellë, dhe vret të gjithë patogjenët që gjendën në ato pjesë të lëkurës./landwirt

Rekomandime