Sëmundjet zoonotike, FAO trajnon mijëra veterinerë nga gjithë bota

“Rreth 75% e sëmundjeve të reja infektive që janë shfaqur dekadat e fundit e kanë origjinën te kafshët para se të prekin njeriun, prandaj është i rëndësssishëm përmirësimi në mënyrë adekuate i zbulimit dhe trajtimit të kërcënimeve nga sëmundjet e kafshëve për të parandaluar pandemitë e ardhshme” shprehet Juan Lubroth, zyrtar kryesor Veterinar i FAO.

Për këtë qëllim FAO ka ndërmarrë trajnimin e mbi 4500 veterinerëve në gjithë botën muajt e fundit.

“Bota ka nevojë për profesionistë të trajnuar mirë, biologë, ekologë, mikrobiologë, modelues, mjekë dhe veterinerë – prandaj mbështetja e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara për krijimin e këtij lloj kapacitetit ka qenë e çmuar “, tha Lubroth.

Rreziqet virale

Rritja e popullsisë, zgjerimi i bujqësisë dhe shkeljet mjedisore dhe rritja e zinxhirit të furnizimit ushqimor ndër-kontinental në dekadat e fundit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike se si shfaqen sëmundjet, kërcejnë kufijtë e specieve dhe përhapen, tregojnë studimet e FAO.

Një studim i ri i botuar nga Dennis Carroll i USAID-it dhe nga ekspertë nga disa institucione, përfshirë FAO, sugjeron se vetëm 0.01 për qind e viruseve pas shpërthimeve të sëmundjeve zoonotike janë të njohura nga shkenca.

Përtej rreziqeve të paraqitura për shëndetin e njeriut, sëmundjet e kafshëve mund të kushtojnë miliarda dollarë dhe pengojnë rritjen ekonomike.

Shpërthimet më të mëdha të sëmundjes me ndikim të lartë në dekadat e fundit kishin pikërisht burimin e tyre te kafshët përfshi dhe epidemitë si H5N1, influencën pandemike H1N1, Ebola, sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe Sindromin respirator në Lindjen e Mesme (MERS). Për shembull, shpërthimi i H5N1 në mes të viteve 2000 shkaktoi një humbje ekonomike rreth 30 miliardë dollarë në nivel global; disa vjet më vonë,dëmshpërblimet për të kompensuar hmbjet nga H1N1 arritën deri në 55 miliardë dollarë .

Rekomandime