Shirat e tepërta dhe ndikimi i tyre tek speci

Sigurimi bujqësor paraqet një formë të menaxhimit të rrezikut që shfrytëzohet si mbrojtje nga humbjet e mundshme duke u ofruar fermerëve mundësinë e dëmshpërblimit në rast të humjeve të shkaktuara nga rreziqet e ndryshme të motit. Sigurimi bujqësor ofron mbrojtjen nga humbjet dhe dëmet në kultura të ndryshme bujqësore, duke përfshirë edhe blegtorinë. Përveç kësaj, sigurimi bujqësor paraqet një mjet të rëndësishëm për të zbutur rreziqet dhe për të siguruar rrugë më të sigurt për investimet e fermës.

Përmbledhje e përgjithshme rreth kultivimit dhe zinxhirit të vlerës së specit në Kosovë

Speci është një ndër perimet më të rëndësishme në Kosovë në kuptim të sipërfaqes së mbjellë. Vetëm në vitin 2016, më shumë se 3,000 hektarë ishin të mbjellë me spec. Përveç konsumimit vendor, një pjesë e prodhimit dedikohet për eksport. Ekzistojnë qendrat e grumbullimit të cilat janë themeluar përgjatë periudhës së pas-luftës, të cilat ju ofrojnë shërbime fermerëve, derisa gjithashtu ekzistojnë përpunueshme kapacitete të ndryshme (të vegjël dhe të mëdhenj) . Speci kryesisht përpunohet për prodhim të turshive dhe produkteve të tjera përcjellëse. Për shkak se ekziston një numër i madh i fermave me madhësi mesatare – mesatarja 1.19 ha, nevojitej të fillohej me një model sigurimi të qëndrueshëm dhe praktik. Prandaj modeli i sigurimit indeks në bazë të motit për specin është propozuar, si një model më së shumti i përgjigjet këtyre kushteve.

Rreziqet që e shoqërojnë prodhimtarinë e specit

Periudha e mbjelljes së specit në fushë të hapur varet shumë nga rajoni i kultivimit. Në rajonin e Dukagjinit, periudha e mbjelljes kryhet gjatë fundit të Prillit deri në fundin e dekadës së parë të Majit, kurse në rajonin e Kosovës, kjo periudhë fillon nga dekada e parë e Majit deri në fund të dekadës së dytë të Majit. Reshjet e tepërta të shiut kanë një ndikim të madh negative, sepse kur një bimë është e ngulfatur me lagështi të tepërt, atëherë aty krijohet një ambient i përshtatshëm për shfaqjen e sëmundjeve. Kjo situatë ndodh njëherë në 6 deri në 7 vite dhe shkakton humbje në rendiment prej 40-50% dhe në Kosovë kjo ka ndodhur gjatë vitit 2014.

Fazat e zhvillimit të specit janë të ndikuara nga këta faktor si më poshtë:

Speci kërkon më shumë nxehtësi krahasuar me domaten. Në temperatura më të ulëta se 15ºC, speci pushon së zhvilluari, dhe po ashtu mbi 36ºC;

Rezultatet më të mira në kultivimin e specit mund të arrihen në toka të thella, të kulluara dhe të pasura me humus;

Speci është një shfrytëzues i madh i ujit, që kërkon shumë reshje shiu dhe ujitje deri 30-40 mm ose (30-40 L/m2) sasi uji. Për shkak se rrënjët e specit kanë një fuqi të dobët të thithjes së ujit, speci kërkon më shumë ujitje; dhe,

Lokacioni (varieteti i njëjtë lulëzon më herët nëse sipërfaqja e tokës është në pozicion nga jugu ose lindja krahasuar me pozicionet veri – perëndimore).

Reshjet e tepërta të shiut dhe ndikimi i tyre tek speci

Reshjet e tepërta të shiut mund të kenë ndikim në kulturën e specit, duke shkaktuar vyshkjen e bimës së specit, që rezulton më pas në rendiment më të ulët.

Sasia e tepruar e ujit

Speci kërkon nivele të qëndrueshme të lagështisë dhe toka shumë të kulluara që të zhvillohet dhe lulëzoj. Shirat e mëdha ose lagështia e tepërt në tokë mund të shkaktojnë kalbëzimin e rrënjëve. Nëse rrënjët vërshohen për 5 deri në 6 orë, dhe temperaturat janë në mes 25°C dhe 32°C, bimët e specit janë në rrezik nga infeksioni i vrugut të specit (Phytophthora capsica), që shkakton vyshkje, kalbëzim të rrënjëve dhe vyshkjen e bimës në tërësi.

Kalbëzimi i rrënjës tek speci është zakonisht e shkaktuar nga “patogjeni i lindur në tokë”, (Phytophthora capsica). Kjo sëmundje shpërndahet nëpërmjet ujit dhe është shumë e theksuar në pranverën e vonshme dhe verën e hershme, në periudhën kur paraqiten shira më të mëdha.

Simptomet

Simptomi më i dukshëm i kalbëzimit të rrënjës është kur një bimë e specit vyshket edhe në momentin kur toka përmban lagështi. Me përparimin e sëmundjes, fletët mund të thahen dhe ato që thahen mund të bijnë përtokë ose ndodhë që e tërë bima e specit të humbë fletët e saj. Nëse e nxjerrim një bimë të infektuar, rrënjët kanë ngjyrë kafe të mbyllët ose të zezë dhe ato lehtë këputen, shkatërrohen.

Vështirësitë e rrënjëve

Rrënjët e bimës kanë nevojë për oksigjen që të mbijetojnë, sidomos qimet thithëse të rrënjëve, që janë përgjegjëse për absorbimin e ujit dhe materieve ushqyese nga toka. Oksigjeni ekziston në tokë në hapësira të vogla të mbushura me ajër ndërmjet grimcave të tokës. Kur këto hapësira mbushen me ujë, qimet thithëse të rrënjëve “mbyten” në ujë”. Si rezultat, bimët vyshken, veçanërisht gjatë të nxehtit të ditës. Kjo shpesh është një problem i përkohshëm, dhe rrënjët e bimëve mund të ripërtërihen nëse toka thahet brenda një deri dy ditëve. Kur toka qëndron e lagësht për një periudhë më të gjatë, sëmundja e kalbëzimit të rrënjëve mund të përhapet. Me këtë sëmundje, nëse njëherë një bimë vyshket, ajo nuk do të mund të ripërtërihet, por gjendja e saj vetëm do përkeqësohet. Nuk ekziston ndonjë mënyrë që të shpëton bima e infektuar ose të ç’faroset kjo sëmundje, që jeton në tokë. Në fusha të lagështa, vetëm varietetet që janë tolerante ndaj lagështisë së tepërt dhe varietete të njohura e që janë rezistente ndaj kalbëzimit të rrënjës duhet të mbjellën.

Si mund të mbrohen fermerët nga këto rreziqe?

Fermerët kryesisht përdorin dy metoda për t`u mbrojtur nga humbjet e mundshme të shkaktuara nga shiu i tepërt (shiu me sasi të mëdha):

Sigurimi bujqësor i Specit

Masat agroteknike

Për efektin e këtij modeli të sigurimit, fokusi është te shiu i tepërt (shiu me sasi të mëdha). Ky rrezik ka një efekt negativ të lartë, duke filluar prej fazës kur bimët janë të ngarkuara tej mase me lagështi, këto kushte krijojnë një ambient të përshtashëm për zhvillimin e sëmundjes. Sëmundja më së shumti e përhapur tek bima specit është kalbëzimi i rrënjës.

Modeli i sigurimit indeks i bazuar në të dhënat e motit për specin është propozuar si modeli më i përshtatshëm dhe praktik për të filluar me të. Përparësitë e modelit me indeks në krahasim me sigurimin tradicional janë renditur më poshtë:

Sigurimi indeks mundëson mbulimin për fermerë të vegjël dhe individual;

Për personelin e kompanive të sigurimit nuk kërkohet specializim në bujqësi;

Për agjentët e kompanive të sigurimit, nuk kërkohet ndonjë ekspertizë për t’i shitur polisat;

Nuk kërkohet të kryhet ndonjë vlerësim i humbjeve për humbjet e shkaktuara;

Sigurimi indeks është transparent pasi që lejon polisë mbajtësit që të kenë qasje të drejtpërdrejtë në informatat në të cilat do të llogariten pagesat (dëmshpërblimet);

Kosto të ulëta operative dhe të transaksionit;

Nuk është prezent rreziku i përzgjedhjes së pafavorshme;

Nuk ka rrezik moral;

Për dallim prej modelit të sigurimit me indeks, sigurimi tradicional nuk është i përshtatshëm për fermerët e vegjël, pasi që ajo është e lidhur me shpenzime të larta të kontratës. Përveç kësaj, ky model kërkon ekspertizë dhe njohuri të thellë për shpenzimet e siguruara, vlerësimin e rrezikut dhe vlerësim të humbjeve.

Periudhat e mbulimit, kufijtë dhe limitet e pagesave

Periudha kritike e specit është 15 maj –10 qershor (27 ditë), periudha me reshje të mëdha të shiut. Kjo periudhë e mbulimit është periudha e rritjes dhe faza e lulëzimit

Masa para ndaluese agroteknike

Masat agroteknike si masa parandaluesea e humbjeve nga shirat e tepërta (shira me sasi të mëdha) imi i rrënjve infekton bimët e specit, sëmundja zakonisht është fatale dhe deri më tani nuk ekziston ndonjë trajtim që do t`a trajtonte këtë sëmundje.

Parandalimi është e vetmja strategji praktike që zvogëlon rrezikun nga kalbëzimi i rrënjëve tek bima e specit. Këto masa parandaluese përfshijnë:

Mbjellja e farës së trajtuar me fungicide sistemike (Previcur ose Previcur Energy);
Bimët e reja të specit të ujiten shpesh dhe me sasi më të vogël të ujit;

Sistemi i ujitjes pikë pikë, shumë më i përshtatshëm për ujitje se sa sistemi i ujtijes në formë shiu, sepse i mban gjethet e bimës të thara, që ndihmon si parandalim në shpërndarjen e sëmundjes;

Strategjitë që përmirësojnë teksturën e tokës suaj dhe kullimi mund të ndihmojnë;

Shpërndarja e kompostit dhe plehut të shtallës para mbjelljes së kulturës së specit dhe shfrytëzimi i shtrateve të ngritura nëse ju keni toka të rënda argjillore. Të largohen bimët e infektuara para përhapjes së sëmundjes;

Qarkullimi bimor i specit – mos të kultivohet në të njëjtin parcelë dy vite të njëpasnjëshme ose skenari më i mirë pas 3-4 vitesh në të njëjtën parcelë;

Nëse bimët e juaja të specit infektohen me këtë sëmundje, ato bimë duhet të largohen dhe shkatërrohen, dhe vazhdoni me kultivimin e bimës së specit dikund tjetër për disa vite me rradhë.

Procedura e aplikimit për sigurim bujqësor dhe kërkesës për subvencion

Fermeri kontakton kompaninë më të afërt të sigurimeve, aplikon për polisë të sigurimit dhe e paguan shumën e plotë të polisës e sigurimit. Kompania e sigurimit pranon aplikimet për çdo fermer individualisht, dhe plotëson formularin e aplikimit. Çdo aplikacion regjistrohet nëpërmjet sistemit të informacionit (SI) dhe dokumentet e fermerëve ngarkohen në këtë sistem. Për çdo aplikim të polisës, MBPZHR (Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) merr një sinjal njoftues në kohë reale nëpërmjet SI, shqyrton dokumentet dhe përmes komisionit vendos nëse duhet të ndahet një subvencion për aplikuesin (fermerin). Nëse plotësohen kërkesat, kërkesa e subvencionimit për këtë fermer miratohet. Nëse jo, aplikuesi njoftohet drejtpërsëdrejti nga MBPZHR. Për përgjigje pozitive, dokumentet e aplikantit përcjellën në Departamentin Financiar në MBPZHR për pagesën e subvencionit për fermerin në fjalë dhe fermeri merr mjetet e subvencionit në llogarinë e tij bankare. MBPZHR-ka ka premtuar të subvencionojë fermerët, por ende nuk është vendosur shuma e subvencionimit për shkak të mungesës së udhëzimit administrativ.

Procedura për vlerësimin e kërkesave për dëme dhe dëmshpërblimet

MBPZHR-ja do të dërgojë njoftimin tek kompanitë e sigurimit në momentin kur preket kufiri i rrezikut për dëme te kulturat e siguruara bujqësore. Ky njoftim përfshin vendndodhjen, numrin e fermerit të siguruar dhe shumën e siguruar.

Detyrat e kompanisë së sigurimit: merr njoftimin nga SI për një kërkesë të paraqitur në një lokacion të caktuar, shqyrton të dhënat e marra, verifikon informacionin dhe e regjistron atë në sistemin e tyre të brendshëm, miraton kërkesën në periudhë prej 14 ditësh pune, kryen pagesën në xhirollogarinë e fermerit, regjistron pagesën në si dhe njofton fermerin me email.
Kompanitë e Sigurimeve do të kenë 14 ditë pune për të rishikuar, kontrolluar, verifikuar, regjistruar dhe paguar pretendimet direkt në llogaritë bankare të fermerëve. Kompanitë e sigurimeve do të njoftojnë fermerët sapo pagesa të jetë përpunuar përmes postës elektronike.

Si një konkluzion i përgjithshëm: kultivuesit e specave për të shmangur humbjet ngakushtet klimatike si reshjet e tepërta (shirat e dendur) duhet të përdorin të dy masat e përmendura më lartë.

Këto dy masa janë të një rëndësie të veçantë dhe mbulojnë njëra-tjetrën: sigurimi indeks bujqësor dhe zbatimi i masave agro-teknike. Siç e shohim, ekzistojnë rreziqe të caktuara lidhur me motin, prandaj përdorimi i masave agroteknike për të parandaluar dëmet nga reshjet e tepërta nuk është i mjaftueshëm. Nëse jeni fermer i mençur dhe kërkoni zhvillim më të qëndrueshëm të aktivitetit tuaj bujqësor, atëherë ju duhet të mbuloni rrezikun e pagimit të kredisë dhe sigurimi ju ndihmon në mënyrë perfekte në këtë mënyrë ju jeni në gjendje që të paguani edhe kredinë. /Iadk.org

Rekomandime