Si të dallohet qumështi i mirë?

Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit si djathi, jogurti dhe kosi janë produkte që konsumohen në baza ditore. Ato konsumohen për vetitë e larta ushqyese që kanë. Si për shembull vitaminën A dhe D, proteina, fosfor, magnez, kalcium, vitamina B12, riboflavina, niacinë dhe zink.

Edhe në Kosovë si çdo kund tjetër produktet e qumështit konsumohen shumë dhe janë pjesë përbërëse e shujtave ditore dhe gatimeve tradicionale.
Megjithatë qytetarët jo gjithmonë konsumojnë qumësht dhe produkte të qumështit cilësore e të shëndetshme.

Shoqata e qumështarëve dhe fermerëve në vendin tonë ka dëshmuar në disa raste që qytetarëve po u servohen produkte nga kompani që jo gjithmonë janë serioze dhe që nuk i përmbahen rregullave dhe standardeve të përpunimit të qumështit. Kështu duke u ofruar konsumatorëve qumësht dhe produkte të qumështit jo të shëndetshme.

Për shembull, produktet e qumështit me yndyrë bimore, më konkretisht vaj të palmës janë duke e rrezikuar seriozisht industrinë e qumështit në Kosovë dhe shëndetin e konsumatorëve. Shpesh kompanitë e prodhimit të produkteve të qumështit nuk tregojnë realisht së çfarë vaji përdorin, duke e lënë konsumatorin konfuz.

Studime të shtumta si ai i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) kanë treguar që vaji i palmës për prodhimin e ushqimeve ka edhe veti kancerogjene.
Megjithatë, në Kosovë ka kompani që vazhdojnë të sjellin produkte cilësore të qumështit. Një nga to është edhe Qumëshorja “Vita” që për shumë vite po vazhdon të jetë kompania më serioze në industrinë e qumështit. Duke përdorur sistemin UHT, qumështi i tyre ruan freskinë dhe të gjitha vlerat ushqyese të qumështit. Gjithashtu është gjithmonë i sterilizuar dhe i homogjenizuar.

Kjo qumështore ka vulosur cilësinë e produkteve të veta duke fituar çmime të ndryshme që për bazë kanë cilësin dhe kualitetin sikurse janë ISO standardet 22000, HACCP, e ndër të tjera çmimin Best Buy Award. Çmim ky që mat eksperiencën dhe kënaqësinë e konsumatorëve, opinionet dhe përshtypjet për produktet që kompania ofron.

Edhe produktet tjera të Qumështores “Vita” si Jogurti, Vita Schmand, Vita Kos, Vita Ayran dhe Vita Kids i përmbahen standardeve të përpunimit të produktit të qumështit. Janë të freskëta, bio, pa konzervues, kështu duke sjellë vlerat reale të qumështit që njeriut i duhen për një dietë të shëndetshme.

Në kohën kur shumë kompani të huaja e vendore nuk bëjnë deklarimin e duhur të përmbajtjes së produktit, besimi në një kompani vendore është më se i nevojshëm për eliminimin e konfuzionit tek konsumatorët. /Telegrafi/

Rekomandime