Si të rrisni luleshtrydhe në shtëpinë tuaj?

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, B9, acid folik dhe mineralet kryesore të saj janë kalciumi, magnezi, kalium dhe fosfor. Sot, ne i shijojmë ato në ëmbëlsira, akullore, madje edhe në produktet kozmetike.

Luleshtrydhet kanë 60 kalori për 100 gram dhe ky është një avantazh i madh. Sidomos nëse doni të hani shijshëm dhe të mbani dietë njëkohësisht.

Doni të keni luleshtrydhe në shtëpinë tuaj? A e dini se ato janë shumë të lehta për tu rritur?

Luleshtrydhet mund të jenë fruta tepër të shtrenjta, por ne do t’ju mësojmë se si t’i rrisni ato në një mënyrë shumë ekonomike, kështu që ju mund ti shijoni pa pasur nevojë t’i blini ato!

Për të rritur luleshtrydhet tuaja do t’ju duhen:

1 luleshtrydhe
disa vazo të pastra
1 kruajtëse dhëmbësh
1 tabaka plastike
1 qese plastike të pastër

Frutat e vërteta tek luleshtrydhet janë granitët e vegjël dhe të verdhë që shohim të shpërndara në sipërfaqe. Janë ato që do të krijojnë luleshtrydhet tuaja të ardhshme.

Procesi:

-Me ndihmën e kruajtëses së dhëmbëve hiqni pikat e verdha nga sipërfaqja. Lërini ato në një pecetë letre. Ju mund të kurseni edhe disa në letër dhe t’i mbillni në një kohë tjetër. Mbushini vazot me dhe’, deri në 1 centimetër para buzës së vazos. Ujitini shumë pak. Vendosni dy granite të verdha në çdo enë pa i rrënjosur.

Vendosini vazot brenda një tabakeje plastike dhe i mbuloni ato me një qese plastike. Vendoseni tabakanë pranë një dritareje ose diku tjetër ku merr shumë dritë.

Çdo një ose dy ditë e hapni qesen pak, në mënyrë që ajri të qarkullojë Luleshtrydhet do të fillojnë të duken pas dy ose tre javësh. Në atë kohë hiqni qesen plastike.

Sapo bimët të bëhen pak më të mëdha, planifikoni ti mbillni në kopësht, duke i dhënë ngadalë kohë për tu mësuar me kushtet e jashtme klimatike. Nëse është e nevojshme,i  mbuloni luleshtrydhet tuaja, për tu mbrojtur nga zogjtë.

Bimët e luleshtrydheve mund të jenë edhe dekorative. Ju mund ti vendosni në kuzhinën tuaj për ti dhënë një ajër tërësisht ekzotik dhe origjinal.

Çfarë mendoni për kultivimin e luleshtrydheve? Është vërtet shumë e lehtë dhe  praktike. Le ta bëjmë!

Rekomandime