Të ushqyerit e zogjve për majmëri – brojlerëve

Racat e zogjve për mish janë hibride të cilat kanë rritje të shpejtë dhe masë trupore të madhe dhe cilësi të mirë të mishit. Për ketë arsye nevojat për ushqim janë shumë më të mëdha se te rritja e zogjve të racave tjera, si zogjve të drejtimit për vezë.

Arsyeja për të ushqyerit e zogjve për mish me ushqim sa më cilësorë është që të arrihet peshë maksimale ditore, një cilësi e mirë e kërkesës që shtimi i peshës të behet për afat sa më të shkurtër.

Paraprakisht para se të fillojmë me rritjen e zogjve për mish, duhet të përcaktohemi për llojin apo tipin e brojlerëve si dhe karakteristikat e tij.

Zakonisht në treg kërkohen zogj për mish me peshë ma të vogël, të mesme dhe të rendë. Në tabelën me poshtë është e treguar edhe mosha dhe pesha e arritur.

Varësisht prej tipit të zogjve për mish apo brojlereve që në përcaktohemi për rritje, ndryshon edhe koha e mbajtjes apo rritjes së tyre nga 4 javë për ata shumë të vegjël dhe që shitën në treg të plotë, e deri 9 – 10 javë për ata të rendë që tregtohen në pjesë, sipas kërkesës në treg si për shembull mishi i bardhë.

Kërkesat e brojlereve për lendë ushqyese

Të ushqyerit dhe trashja e brojlerëve zgjatë rreth 45 ditë dhe në bazë të asaj se si ushqehen zogjtë ndahet në dy faza:
1. Faza e parë apo fillestare – Ushqimi që përdoret gjatë kësaj faze quhet “Starter” dhe përmban 20-24% proteina, kjo fazë zgjatë 28-30 ditë.
2. Faza e dytë apo përfundimtare – ushqimi që përdoret në këtë fazë quhet “Finisher” dhe ky ushqim përbën vlerë më të lartë energjetike kurse vlerë më të ulët proteinike e cila sillet rreth 18 %. Kjo fazë zgjatë deri në fund apo deri në therjen e brojlerëve, por për hir të cilësisë së mishit kjo fazë mund të ndahet në dy periudha dhe përdoret edhe ushqimi i koncentruar si “Finisher II”. Ky ushqim zakonisht përbëhet nga drithërat e posaçërisht misri i verdhë i cili i jep ngjyrën e verdhë mishit e që është e dëshiruar për konsumator.

”Finisher II” nuk guxon të përmbaj ushqime me përmbajtje shtazore sepse kjo mund të ndikoj në erën jo të dëshiruar të mishit p.sh. era e peshkut e që kërkesat me proteina plotësohen me bërsi të drithërave vajore si soja, luledielli etj.

Shembull i përzierjes se koncentruar  për brojler

Sot në racionet për rritje të zogjve shtohen edhe antibiotik të ndryshëm të cilët ndihmojnë në zbërthimin më të mirë të ushqimit, shtohen edhe stimulues të ndryshëm, ushqime për të fituar ngjyrën e dëshiruar të mishit, vitamina të cilët ndikojnë në uljen e stresit etj.

Sasia e përafërt e ushqimit  të cilin zogjtë mund ta  konsumojnë varësisht prej moshës

Mënyra e të ushqyerit e zogjve për majmëri – bojlerëve

Mënyra e vetme e dhënies së ushqimit te brojlerët është sipas dëshirës, adlibitum, që do të thotë duhet ta kenë ushqimin 24 orë në dispozicion.
Forma e dhënies së ushqimeve është e ndryshme në varësi nga kushtet që ka fermeri si për shembull: dhënia e ushqimit në formë të miellzuar ose në formë të peletuar, e madhësia e ushqimit të peletuar ndryshon varësisht nga mosha e zogjve.
Është vërtetuar se nëse zogjtë për majmëri ushqehen me ushqime të peletuara ata konsumojnë më shumë ushqim dhe konversioni (shpërblimi) i ushqimit është  më i mirë.
Konversioni i ushqimit te zogjtë për majmëri mesatarisht sillet rreth 2:1( kjo do të thotë 2 kg koncentrat të balancuar për 1 kg masë trupore)./Iadk.org
Rekomandime