TIKA vazhdon të mbështes sektorin e blegtorisë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila që një kohë të gjatë vepron në Kosovë, u ka dalë në ndihmë shumë fermerëve duke i mbështetur në fushën e bujqësisë.

Në vazhdën e përkrahjes në shumë sektor të bujqësisë, TIKA po vazhdon të mbështes edhe sektorin e blegtorisë në kuadër të Programit të Sigurisë së Ushqimit dhe Jetesës të implementuar nga TIKA në Kosovë.

“Në kuadër të Projektit për Fisnikërimin dhe Zhvillimin e Bagëtive të Imta në Kosovë ka filluar trajnimi i kultivuesve të deleve nga ekspertët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Fermerët janë duke e vijuar me vëmendje dhe interesim programin e trajnimit i cili është duke u realizuara në mënyrë teorike dhe praktike”, thuhet në njoftimin e TIKA-së.

Rekomandime