Traktori me rrjet 4G

Personat që do të vizitojnë festivalin “Glastonbury”, do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme duke iu falënderuar një pajisjeje të pazakonshme bujqësore.
Një nga traktorët për organizimin e festivalit është konvertuar në një pikë-të-nxehtë të internetit pa tela 4G (4G Wi-Fi hotspot) si dhe do të lëvizë përreth vendit ku do të mbahet festivali gjatë vikendit të ardhshëm. Eko-traktori nga “New Holland” është pajisur me pajisje të rrjetit të internetit nga operatori i telefonisë mobile EE, duke mundësuar kështu qasje tejet të shpejtë në internet pa tela për këdo që gjendet në distancë 10 metërshe transmeton Indeksonline.

Drejtori i brendit të EE, Spencer McHugh, ka thënë: “Nuk ka mundësi të jemi më të emocionuar për edicionin e sivjetmë të “Glastonbury” ku do të instalojmë për herë të parë rrjetin super-të-shpejtë 4G në një festival në Britani”.

“Traktori ynë 4G demonstron qasjen inovative që ne kemi ndërmarr për të sjellë shpejtësitë më të mëdha të internetit në Britani, duke e promovuar në njëfarë mënyre këtë rrjet në Britani përmes festivalit më të madh të muzikës “Glastonbury””, ka theksuar ai.

Operatori EE do të cicërojë përmes Twitterit vendndodhjen e traktorit në mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë që ta gjejnë atë.

Me këtë, mund të themi se bujqësia ka tejkaluar të gjitha parashikimet, duke u shndërruar nga një kulturë ‘primitive’ në një kulturë ‘futuristike’.

Rekomandime